E Diel, 1 Nëntor 2026

Dobjani-Berishes: Akt nenligjor per te njohur leternjoftimin ne institucione

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani kerkon nxjerrjen e nje akti nenligjor, nepermjet te cilit t'i jepet fuqi ligjore ne te gjitha institucionet e shtetit, leternjoftimeve. Ne nje kerkese drejtuar kryeministrit Berisha, ministrit te Brendshem Nishani dhe ministrit te Jashtem, Basha rekomandohet ky akt nenligjor, permes te cilit, njoftohen dhe detyrohen te gjitha institucionet publike dhe jopublike per te njohur dhe pranuar leternjoftimin e ri si dokument baze identifikimi te shtetasve dhe bashke me to dhe ambasadat dhe institucionet e huaja te akredituara ne Shqiperi. Arsyeja qe e ka detyruar per te kerkuar nxjerrjen e nje akti te tille nenligjor, Dobjani ka deklaruar se ka qene verifikimi ne terren i shqetesimit te qytetareve te pajisur me karta identiteti, te cilet kur jane perballur me institucionet dhe ambasadat, ata nuk e kane njohur si dokument identifikimi, duke kerkuar paraqitjes si gjithnje, te certifikatave me fotografi. "Institucione qe vazhdojne t'u kerkojne qytetareve certifikata me fotografi me qellim identifikimi mund te permendim Ministrine e Drejtesise kur shtetasit shkojne per te marre vertetimin e gjendjes gjyqesore, arkat e pagesave te PTT-se, kur shtetasit shkojne per te terhequr pensionet, drejtorite e shkollave te mesme per nxenesit maturante, kompanite e telefonise celulare, bankat dhe ambasadat e akredituara ne Shqiperi, etj", ka qene shpjegimi me shkrim i Dobjanit. Sipas te cilit, pretendimi i ketyre institucioneve per te mos njohur e pranuar leternjoftimin e ri si dokument identifikimi ka qene se gjeneralitetet e pasqyruara ne te nuk jane te plota, sepse nuk ka te pasqyruar atesine dhe amesine e mbajtesit te saj. Sipas tij, vetem Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor, prane MPPT, ka njohur zyrtarisht per te gjithe aplikuesit leternjoftimin e ri. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›