Rehn: Zgjerimi i BE, te mos kushtezohet nga kriza ekonomike

Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn, ben thirrje per zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para Parlamentit Evropian, Rehn theksoi se perspektiva evropiane eshte rruga e vetme e perparimit te Ballkanit, drejt paqes dhe stabilitetit. Duke kerkuar dhe bere thirrje keshtu, per integrimin e rajonit ne BE. Sipas Rehn, Brukseli nuk duhet te guxoje te mos marre ne konsiderate zgjerimin e bllokut, pavaresisht ceshtjeve te rendesishme qe ka ne axhenden e tij. "Te gjitha vendet e rajonit, qe plotesojne kushtet, mund te kerkojne anetaresimin e tyre ne Bashkimin Evropian, pavaresisht se ky i fundit eshte skeptik per zgjerimin per shkak te krizes ekonomike", u shpreh Rehn per vendet e Ballkanit, ku ben pjese edhe Shqiperia e cila pretendon aplikimin per statusin e vendit kandidat ne BE. Rehn theksoi, se rregullimi institucional i BE-se, duhet te ece paralelisht me zgjerimin e tij, pasi dhjete vjet pas ngjarjeve tragjike ne Kosove, Evropa eshte perspektiva e duhur per Ballkanin. Pas thirrjes pozitive dhe per Shqiperine ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne BE nga Rehn, Parlamenti Evropian miratoi nje rezolute te posacme per integrimin e Ballkanit Perendimor. E miratuar me 305 vota pro, 23 kunder dhe 12 abstenime, rezoluta parashikon anetaresimin e vendeve qe plotesojne kriteret. Parlamenti Evropian thekson se pas permbushjes se kritereve nuk do te kete me vonesa per pranimin e ketyre vendeve. Si dhe konsideron si shume te rendesishem liberalizimin e vizave me Ballkanin, proces qe do te bente te mundur afrimin e Ballkanit me BE. Ne rezolute, theksohet se vendet e Ballkanit, perfshire dhe Shqiperia, duhet te plotesojne kriteret e Kopenhagenit dhe anetaresimi i secilit prej tyre do te varet nga plotesimi i kritereve. Sipas rezolutes, eshte e nevojshme zgjidhja e ceshtjeve konfliktuale ne Ballkan, plotesimi i kritereve per liberalizimin e vizave, bashkepunimi me Gjykaten e Hages dhe bashkepunimi nderparlamentar, mes Parlamentit Evropian dhe parlamenteve te vendeve Ballkanike. Miratimi i kesaj rezolute, e cila eshte dhe ne favor te Shqiperise, u pershendet nga deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj.