E Martë, 3 Nëntor 2026

Doçi: Tymi në Kuvend shpërtheu kur Berishës iu arrestua dhëndri

Gazetari investigues, Adriatik Doçi, në emisionin ‘3D’ në RTSH komentoi se kaosi në Kuvend i krijuar nga Rithemelimi, sëfundimi edhe me mjete tymuese, erdhi si rezultat i godistjes së SPAK-ut ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.  

Sipas tij, kacavjerrja e deputetëve në kangjellat e Kuvendit, krijuan një situatë të pazakontë.

“Kemi një goditje të SPAK-ut ndaj familjes Berisha. Ka një masë siguri për Berishën. Ka zgjedhur këtë lloj taktike duke ja faturuar Ramës. Është një hall familjar për të cilën ka marrë peng PD-në. Ka dhëndrin në burg. Masa Berishës i është dhënë për shkak të moshës. Edhe sikur t’ja heqin imunitetin nuk shkon brenda. Tymi shkoi në kuvend pas arrestimit të Malltezit”, tha Doçi.

Por ish- deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, kundërshtoi Doçin, pasi, sipas tij, “për vendime kolegjiale nuk ka përgjegjësi individuale”.

“Po të ishte ndryshe Rama do të bënte 1 mijë vite burg. Vendimet çohen në Kushtetuese. Masa ndaj Berishës është poshtëruese.”, tha Murrizi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›