Doda: Bashkia asnjë vizion për qendrat sociale
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, deklaroi sot se Bashkia e Tiranës gjatë periudhës që është udhëhequr nga socialistët nuk ka pasur asnjë vizion për funksionimin e qëndrave sociale.
“Për 11 vjet rrjesht Bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjë vizion të qartë për funksionimin e qëndrave sociale në këtë qytet. Edhe ato pak qendra sociale që kanë përfituar ambiente nga Bashkia për fat të keq sot nuk kanë fonde për të vazhduar aktivitetin e tyre”,- theksoi Doda.
Përmes një deklarate për shtyp pranë ambienteve të qendrës komunitare për të moshuarit , deputetja demokrate shprehu shqetësimin për situatën e krijuar në këtë qendër për mungesë fondesh nga ana e Bashkisë.
“Një shembull tipik është qëndra komunitare për të moshuarit qendra ku jemi sot, të cilës në vitin 2006 Këshilli Bashkiak i ka akorduar një fond i cili nuk i është dhënë për dy vjet radhazi, si në vitin 2007 dhe në vitin 2008 dhe sot funksionon në baza vullnetare”,- përfundoi deputetja e PD, Mesila Doda.
(e.m/BalkanWeb)