E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, përleshen militantët të PS e PD plagoset një simpatizant

TIRANE-Një incident mes militanteve partiake është shënuar mesditën e sotme në territorin e Bashkisë së Kamzës ku ka mbetur i plagosur me gurë një simpatizant i PD.
Burimet paraprake nga terreni bëjnë të ditur përTVNews24 se militantë të forcave politike PS e PD janë përplasur në qendër të Kamzës pas tentativës së mbështetësve socialistë për ngritjen e skenës ku do të mbahet sot pasdite ora 19:00 mitingu i kësaj force politike.

Sipas informacioneve mësohet se ndërsa po tentohej ngritja e skenës, mbështetësi i demokratëve Rasim Hoxhaj ishte duke vendosur flamuj të Partisë Demokratike në sheshin qendror ku do të zhvillohet pasdite mitingu i Partisë Socialiste dhe opozitës së bashkuar. Mbështetësit e opozitës nuk e kanë pranuar vendosjen e flamujve të PD-së në të njëjtin vend ku do mbahet mitingu i socialistëve. Mësihet se militantët janë përleshur dhe fizikisht ndërsa Policia konfirmoi se një person, simpatizant i PD është plagosur me gurë dhe se është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Mbështetës të PS pohojnë se konfrontimet erdhën si pasojë e provokimeve që iu bë nga ana e militantëve demokratë. Sul Cara, shef i shtabit të PS në Kamëz shprehet se do të denoncojnë ngjarjen në komisariatin e policisë së Kamzës.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD e Kamzës: PS provokime me qëllim krijimin e incidenteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›