Tritol shtepise se drejtoreshes se Tatim-Taksave ne Pogradec
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në një banesë në lagjen 1 në qytetin e Pogradecit.
Sasia e tritolit ishte vendosur në afërsi të dritares së banesës së Rajmonda Syzo, e cila në momentin e shpërthimit ndodhej e vetme në shtëpi.
Rajmonda Syzo, kryen aktualisht detyrën e drejtores së zyrës së tatim-taksave në Pogradec.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve, bëhet e ditur se lënda shpërthyese dyshohet të jetë e llojit tritol, ndërkohë që specialistët e lëndëve eksplozive pritet të përcaktojnë sasinë dhe mekanizmin e shpërthimit të saj.
Policia ka filluar menjëherë hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga hetimet paraprake dhe marrja e dëshmive të familjarëve, përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me detyrën që kryen Rajmonda Syzo si drejtore e zyrës së tatim taksave të Pogradecit.
Burimet policore bëjnë të ditur se hetimet janë përqendruar tek një konflikt që djali i familjes Syzo ka pasur kohë më parë me disa persona nga ky qytet.
Kjo pistë bëhet edhe më e besueshme për policinë, edhe për faktin se djali i kësaj familje rezulton si person me precedentë penalë.