Dode Vendimi i KQZ ceshtje parimore

“Cështja parimore ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të cdo shtetasi për të pasur një votë të barabartë. Ky është parimi ku është bazuar ajo pjesë e strategjisë që ka mbuluar këtë situatë politike”, ka pohuar Dode.
Sipas saj, cështja e parë mbi të cilën palët duhet të bien dakord është që demokracia bazohet në votë.
Ndërsa përsa i përket procedurave të ndjekura, Dode ka cituar një vendim të zbardhur të Kolegjit Zgjedhor.
“Ky vendim thotë se, KQZ merr përsipër ushtrimin e kompetencës ligjore të KZAZ-së për ato KZAZ që nuk kanë kompetenca për bashkinë e Tiranës”, ka saktësuar Dode.
Ajo ka theksuar se, KQZ vepron si një KZAZ e madhe e Tiranës dhe pikërisht për këtë është kërkuar numërimi i fletëve të panumëruara.
Më tej, deputetja demokrate ka kritikuar qëndrimin e opozitës ndaj institucioneve ligjore, që po vendosin mbi ankimimet e partive për zgjedhjet.
“Përsa i përket pjesës së procedurës, shikoj një përqasje jopozitive. Zoti Gjiknuri, ndonëse një jurist me eksperiencë i PS, i lejon vetes të komentojë vendimet e kolegjit. Kjo është një qasje negative ndaj sistemit gjyqësor, ndërkohë që ka një qëndrim tjetër nga mazhoranca, që nuk i ka kërkuar asgjë kolegjit”, ka shtuar Dode.