Policia refuzon të arrestojë Stresin.Reagojne te afermit(update)
Prej një javësh, Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër-arresti për këngëtarin e njohur me emrin Stresi dhe për tre miqtë e tij, të cilët akuzohen për gjobvënie ndaj regjizorit Leonard Bombaj.
Por, gjatë gjithë këtyre ditëve, Policia e Shtetit nuk ka denjuar që të kryej arrestimin e tyre, duke u justifikuar vetëm me faktin se ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve dhe nuk i ka gjetur.
Kjo ka shkaktuar irritimin e prokurorisë, e cila ka kërkuar marrjen e masave nga ana e policisë.
Dyshohet se ky veprim i policisë është i qëllishëm, duke qenë se Stresi është djali i Sali Lushës, njeri I afërt me kryeministrin Berisha.
Por ne nje reagim drejtuar redaksise neshkruar nga Besiana Lushaj, ndoshta nje familjare e Stresit thuhet se per kete lajm nuk ka asnje investigim. Sipas saj ky eshte thjeshte nje shkrim per te perlyer Berishen e Co me nje tjeter krim. As qendrimin e Policise se keni sqaruar, vetem duke permendur se Lusha ka lidhje me Berishen, ne kete gazete kuptohet se policia po mban ane.
Në të vërtet gazeta ka botuar sqarimin e plot të prokurorisë për këtë cështje ndërsa policia nuk pranon të jap sqarime.
Është e disata herë që policia refuzon që të zbatojë vendimet e gjykatës, ku më flagranti ishte ai për arrestimin e garditstëve të akuzuar për 21 janarin.
Historia që ka përfshirë Stresin dhe regjizorin Leonard bombaj, ka tronditur Tiranën, pasi në të është e përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare.
