Prokuroria rrëzon pengmarrjen e Griselda Rroshit: Nuk ka elementë që e vërtetojnë
Prokuroria e Krimeve të Rënda, me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se nuk ka elementë që të vërtetojnë pengmarrjen e bashkëshortes së kreut të bashkisë së Kavajës.
Prokuroria ka thënë se pista e pengmarrjes është hedhur poshtë, pas hetimeve të kryera nga ana e specialstëve të saj.
Zyra e shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se do të vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.