E Diel, 1 Nëntor 2026

Dodik Kroatet te kene pozicion politik

Kryeministri i Republikes Serbe te Bosnjes Milorad Dodik ka deklaruar se eshte momenti qe BeH te behet bashkesi e tre popujve me njesi te ndara administrative.

Ne nje interviste per nje te perditshme kroate Dodik eshte shprehur se pa nje pozicion politik te popullsise kroate nuk mund te flitet per nje bashkesi multietnike.

Myslimanet e Bosnjes duhet ta kuptojne se stabiliteti ne vend varet nga raporti i tyre me bashkesine kroate ne kuader te nje shteti te perbashket ka pohuar Dodik.

Nga ana tjeter ai ka shtuar se kufijte territoriale te entitetit serb jane te paprekshem dhe se asnje politikan nuk do te fliste per ndryshimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›