E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohet kreu i bankes se Vatikanit

Prokuroret ne Itali po hetojne presidentin e Bankes se Vatikanit Ettore Gotti Tedeschi nen dyshimet per shkeljen e ligjeve per pastrim parash.

Autoritetet italiane konfiskuan me shume se 30 milion dollare nga fondet e bankes.

Gotti Tedeschi dhe nje tjeter menaxher dyshohen se i kane anashkaluar ligjet qe i detyrojne bankat qe japin informacione per financat.

Kjo banke e cila njihet zyrtarisht si Instituti per Vepra Fetare menaxhon llogarite bankare te Kishave romano-katolike.

Heren e fundit qe banka e Vatikanit u perfshi ne nje ceshtje te debatueshme ishte viti 1982.

Atehere ajo u lidh me kolapsin e nje banke private Banco Ambrosiano e akuzuar per lidhje me krimin e organizuar. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›