E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat, marrëveshje me JTI për evazionin

Gazeta Shqip

Duhani 

Administrata doganore e shikon të pamundur luftën ndaj kontrabandës pa ndihmën dhe bashkëpunimin e vet firmave të prekura nga ky fenomen. Për këtë arsyeje, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nënshkroi dje një marrëveshje me Japan Tobacco International (JTI), një prodhues kryesues botëror, për të luftuar të gjitha format e tregtisë së paligjshme të duhanit në mënyrë më efektive. Të dyja palët do të shkëmbejnë informacion dhe do ti ofrojnë njëra-tjetrës asistencën e kërkuar teknike dhe ekspertë, në një luftë të përbashkët kundër tregut të paligjshëm të cigareve. Një nga faktorët kyç në rrënjë të problemit është diferenca domethënëse në çmime mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje me të. Kjo është arsyeja pse harmonizimi rajonal i niveleve të akcizës është i nevojshëm. Të kontrollosh tregun shqiptar të cigareve, duke përfshirë mundësinë e dhënies së licencave për këtë tregti, do ta ulte edhe më tej rrezikun e tregtisë së paligjshme, u shpreh zv/presidenti i kompanisë, Cristian Cring.

Doganat, marrëveshje me JTI për evazionin burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›