E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, hiqet pas 31 vitesh gjendja e jashtëzakonshme

Gazeta Shqip

Masa ishte vendosur që në vitin 1981 me ardhjen në pushtet të Hosni Mubarak

Egjipti heq gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur që prej vitit 1981, vit kur u vra Anwar Sadat dhe erdhi në pushtet Hosni Mubarak. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi të  Këshillit suprem të Forcave të Armatosura egjiptiane, i cili është zotuar se do të vijojë të mbrojë popullin egjiptian.

Këshilli ka siguruar se do tu përmbahet: përgjegjësive kombëtare dhe historike, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në respekt të ligjit dhe detyrimeve kushtetuese. Pas referendumit të marsit u vendos që vetëm Parlamenti ka të drejtë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, me kërkesë të qeverisë.

Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, që lejon mbajtjen e personave të dyshuar pa i inkriminuar dhe zhvillimin e gjyqeve speciale, kishte ndryshuar në maj të vitit 2010. Por pas revolucionit të janarit të vitit 2011 dhe largimit të Mubarak, ishin shtuar kërkesat për revokimin e tij, pasi kufizonte të drejtat civile dhe politike. Ushtarakët vijonin ta aplikonin për të shtypur protestat në për sheshe dhe rrugë.

31 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Egjipt, hiqet pas 31 vitesh gjendja e jashtëzakonshme burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›