E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganierёt !!!

Ditёt e fundit Zoti na gёzoi me njё dhuratё tё bukur; Na dha Raisёn e vogёl pёr tё cilёn tё gjithё u gёzuam. Edhe pse gёzimi i bёn tё harrohen vёshtirёsitё, besoj se ja vlen qё tё ndash me bashkёvuajtёsit disa gjёra me tё cilat si qytetarё pёrballemi pёr ditё.

VENDI: Dogana (materniteti) Koo Gliozheni TIRANE

1*
Kalimi i parё ishte pёrmes Postbllokut tё rojёs tek dera dhe ndoshta ky edhe mё i lehti pёr tu kaluar. Aty taksa ishte vetёm 200 lekё dhe mjaftoi pёr turnin e parё tё dy ditёve nё vazhdim. Edhe pse kishim njё rekomandim mjeku, fytyra e rojёs shprehte qartё dёshirёn pёr tё marrё taksёn qё do tu hapte derёn vizitorёve qё do tё vinin mё pas pёr tё vizituar time shoqe dhe Raisёn e vogёl.

Pas lindjes sё vajzёs, ndёrsa dilja tek dera pёr tё marrё vizitorёt qё vinin, u ndieva keq, pёr vetё faktin se pёrjetova padrejtёsinё qё i po i bёhej njё zonjё tek tё 60-tat. E teksa unё isha bёrё pjesё e lojёs sё pistё tё Doganierit tё parё, ajo nuk kishte mundёsi pёr tё dhёnё dika qё tё futej e tё vizitonte nusen e tё birit.

2*
Faza e dytё vijoi me procedurat e shtrimit. Njё infermierё, qё pёr kёtё smund tё them gjё. Tepёr e sjellshme dhe e gatshme pёr tё tё ndihmuar. Njё kafe pёr kёtё ishte hallall. Ajo e shoqёroi time shoqe deri pavionin e lindjeve ku dhe u mbyll dera. Ashtu tёrё stres, po mendoja dhe po prisja pёr rezultatet. Nё koridor mё ndodhi tё prisja edhe me dy baballarё tё rinj tё cilёt po prisnin gjithashtu edhe ata fёmijёt e parё. Pas disa minutash, u hap dera dhe doli njё nga mamitё (qё nё fakt kishte qenё sanitarja) dhe tha emrin e njёrёs nga gratё qё ishin futur pёr tё lindur dhe qё i shoqi e priste jashtё: Tё tё rrojё djali,- i tha, dhe sytё i mbante tё fiksuar nё duart e zotёrisё. Pёr njё ast, babai i ri, ndoshta nga hutimi apo nga emocionet harroi tё paguante myzhdenё , ndёrkohё qё dhe zonjёza sanitare vazhdonte tё priste nё derё. Dikush foli nga pas: Tё ka lindur djalё dhe mamija ёshtё e gёzuar!!!. Me njё tё qeshur ironike, bluza e bardhё mori dhjetё mijё lekёshen qё zotёria i dhuroi dhe u fut brenda.

Pa kaluar shumё, nga dera qё u hap pёr tё disatёn herё, dёgjova emrin e sime shoqeje. Tё tё rrojё vajza,- mё thanё dy infermiere tё cilat dukeshin mё tё lumtura se unё dhe sikur po garonin me njёra tjetёr se kush tё mё tregojё e para. Nga gabimi i zotёrisё sё mё parshёm, duket se kisha zёnё mend. Nё dorё kisha njё 1000 lekёshё qё ende pa e zgjatur, njёra nga ato mё tha Ska gjё se e ndajmё vetё midis nesh. Nё atё moment nuk e mendoja dot atё situatё, por kur e shikoj tani, mё duket dika tepёr e ulёt pёr natyrёn e butё dhe nazike tё gruas. Gra qё tё shikojnё paratё qё ju jep!!! Nuk dua ta analizoj mё shumё kёtё situatё, pasi shumё nga lexuesit mund tё preken nga ato bluza tё bardha, gratё, nёnat apo motrat e tё cilёve mbajnё mbi supe ....

3*
Sfida e rradhёs, do tё ishte pas rreth gjysёm ore kur mjekja asistuese nё lindje doli dhe mё shpjegoi mbi gjendjen shёndetёsore tё sime shoqeje dhe tё sime bije. Mjekja, njё grua tepёr e zonja nё profesion dhe qё e kishte ndjekur qё nga fillimi i shtatzanisё, nё asnjё mёnyrё nuk pranoi asnjё lloj bakshishi. Pavarёsisht kёsaj, pёr tё qenё i sinqertё, vlerёsova punёn e saj dhe mendova njё dhuratё simbolike tё cilёn mendoj se e meritonte. Dhe kёtё e bёra thjesht mёnyra se si ajo u kujdes pёr bashkёshorten dhe vajzёn time.

Pas mjekes, njё nga mamitё e atjeshme mё kёrkoi tё futem brenda qё tё takoja time shoqe. Pёr udi, karrocёn me tё cilёn po vinte ajo e shoqёronin tre mami!!! Eeee, nuk ёshtё e lehtё tё sjellёsh njё paciente me karrocё nga njё dhomё nё tjetrёn. Me njё buzёqeshje ironike dhe tё ulёt pёr natyrёn e femrёs, nё fytyrat e tyre shprehej qartё dёshira pёr tё krehur edhe ca tё holla. Pa rrugё tjetёr, u detyrova qё edhe aty tё paguajё detyrimet doganore tё njё tjetёr porte.

Mё pas, duhej dorovitur edhe mamija qё solli bebin pёr tё na e treguar, duke mos harruar kёtu edhe maminё asistuese nё lindje dhe doktorin qё do tё ndiqte bebin e vogёl deri tё nesёrmen nё mёngjes. A thua se nё atё spital, nё lindjen e vajzёs kishin asistuar tё gjitha mamitё dhe patrueset e pavionit. Nёrkohё qё kisha pёrgatitur bakshishin e rradhёs, pashё time motёr qё po mёrzitej aq shumё nga ato qё shikonte. Asaj i dhimbsej i vёllai i cili vazhdimisht, si njё sportel banke qё shpёrndan rrogat nё fund tё muajit vetёm nxjerr para. Mos u mёrzit, - mё tha. Tё jetё vajza dhe nusja mirё pa tё tjerat harrohen, shtoi ajo.

Pas disa peripecish tё tilla, erdhi edhe koha kur do tё ndryshonte turni. Tek koka e sime shoqeje, u mblodhёn 4-5 mami dhe sanitarja e pavionit. Secila kёrkonte tё tregonte se gjatё natёs do ishte ajo qё do tё kujdesej pёr tё sёmurёn. Me njё ton disi tё ngritur, pyeta se cila do ta kishte nё kujdestari time shoqe. Mё treguan me gisht njё vajzё tё re, e cila mё tha qё do tё kthehej pёr dhjetё minuta. Mesazhi ishte i qartё. E kaluam me sukses edhe kёtё natё qё kushtoi sa njё dhomё nё njё hotel me pesё yje nё mes tё Parisit.

4*
Tё nesёrmen, nё momentim kur mjekёt kishin firmosur daljen nga spitali, infermierja e katit, tё cilёs nuk i kishim paraqitur forcёn, nuk po e gjenim dot, pasi duhej qё tё hiqte vigonin e serumit. Zonja nё fjalё erdhi posi na kishte lёnё pёr mё shumё se 45 minuta duke pritur dhe tha se ishte lodhur nga mёngjesi pёr tu marrё me analizat e bashkёshortes time. Me ironi, edhe unё e pyeta nёsa analizat i kishin dёrguar nё ndonjё spital tjetёr, pasi laboratori ishte vetёm njё kat mё poshtё. Ashtu e nevrikosur por qё nuk thoshtё dot gjё, mori kartelat dhe na dёrgoi nё dhomёn ku vulosej pёrfundimisht dalja nga spitali.

Kjo ishte edhe njё tjetёr eksperiecё me bluzat e bardha tё cilat ankohen vazhdimisht pёr korrupsionin qё ndodh nё adminitratёn shtetёrore apo nё vende tё tjera, duke harruar qё edhe vetё janё pjesё e kёtij llumi.

Tani qё mendoj, mё shkon mendja edhe diku tjetёr. Unё nё njё mёnyrё apo nё njё tjetёr kisha dika me tё cilёn duke ju pёrshtatur nё mёnyrё tё detyrueshme situatёs, e kalova edhe kёtё sprovё. Po ata familjarё qё nuk kanё para as pёr tё siguruar kushte minimale tё jetesёs, si e pёrballojnё kёtё gjё? Pёrgjigjen mё tё mirё pёr kёtё, duhet ta japin ato mjek dhe infermier tё cilёve ju duhet tё flasin me ndёrgjegjen e tyre, nёse ju ka mbetur sado pak....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›