E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganierët grekë në grevë deri më 24 shkurt

Greva ka nisur që ditën e martë, ka shkaktuar veçanërisht mungesë të karburanteve në stacionet e furnizimit, në mënyrë të veçantë në Athinë. Fillimisht, sindikata e doganierëve njoftoi të martën një grevë treditore.

"Ne do të vazhdojmë lëvizjen tonë deri të mërkurën, ditën e grevës kombëtare të punonjësve të sektorit privat dhe publik'', deklaroi Apostolos Papantonis, një përfaqësues i Unionit të Doganierëve.

Një grevë kombëtare është parashikuar më 24 shkurt me kërkesë të Konfederatës së Përgjithshme të punonjësve grekë (GSEE), Federata e Funksionarëve (Adedy) dhe Fronti i Luftës Sindikale (PAME) për të protestuar kundër masave të rrepta të qeverisë që parashikojnë të nxjerrin vendin nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›