E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit, “jashtë” protokollit

TIRANE-Vetë nuk ka vënë maskë, edhe pse disa herë e solli në duar dhe u tundua për ta vendosur. Megjithatë, sapo është ulur në kolltukun e vet, Jozefina Topalli, e cila erdhi në festë me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët, është kapur nga paparaci duke ia vendosur maskën vajzës së saj. Ajo që binte në sy tjetër ishte edhe fakti që nënë e bijë ishin kombinuar së bashku, veshur të dyja me të zeza, ndërkaq e bija e kishte thyer veshjen e saj me një shall të bardhë. Në fakt, siç e thamë edhe më sipër, ky ishte një nga eventet tejet ndryshe të organizuara në kryeqytet. Ambienti i arreduar për karnavale dhe veshjet e njerëzve po ashtu, maskat më tej i jepnin një pamje tërësisht veneciane. Ky ishte edhe një motiv që kryetarja e Kuvendit të thyente çdo rregull e të rrinte në festë gati deri në mesnatë.

(Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›