Dell: Zgjedhjet për këtë vit nuk janë prioritet i Kosovës
"Duhet të ketë një stabilitet të arsyeshëm i cili pasqyron realitetin politik, dhe nëse realiteti politik ndryshon duke e bërë të pamundur qëndrimin në koalicion, atëherë do të ishte një stabilitet dhe një gjë jo e mençur që këto parti të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku", theksoi Dell në një intervistë për rrjetin BIRN, duke vlerësuar se koalicioni aktual "po funksionon", me gjithë tronditjet që pati.
Dell ka nënvizuar se "Kosova ka humbur gjashtë muaj të vitit 2009 me zgjedhjet komunale", dhe se nuk duhet të humbë edhe gjashtë muaj të tjerë të këtij viti, tha Dell.
Duke folur lidhur strategjinë për veriun e Kosovës, ambasadori amerikan vlerësoi se "pjesa veriore është më e vështirë, më fuqishëm rezistojnë ndaj idesë për pavarësimin e Kosovës, ndërsa në pjesën jugore të banuara me serbë janë realizuar arritje të mëdha".
Ndërkohë, për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale, Dell tha se ka një ndryshim të madh në mendësinë e serbëve, duke shtuar se kjo shënon një thyerje të paradigmës dhjetëvjeçare që Beogradi u mundua të mbajë përmes një konflikti të ngrirë, kundër interesave të popullatës.
"Si në jug ashtu edhe në veri, pjesëtarët e komunitetit serb janë viktimat e para të strukturave paralele", ka thënë Dell.