Doganieret vendosin greve pa afat
Greva e doganiereve greke ne Kakavije do te vazhdoje pa afat. Ka qene ky deklarimi i perfaqesuesve te Sindikates se Punonjesve Doganore te shtetit fqinj, ku sqaronte arsyet e bojkotit te punes. Ndersa nga dogana e Kapshtices ka ardhur informacioni se greva do te shtyhej edhe per dy dite te tjera, pa sqaruar nese do te kishte nje fund. Dje ne Kapshtice jane krijuar radhe te gjata me mjete te tonazhit te rende, kryesisht maune, qe prisnin radhen per zhdoganim pasi kryejne transport mallrash me qellim tregtine nderkufitare. Radha ka shkuar deri ne 1,5 km, ndersa probleme jane hasur edhe ne Kakavije.
Kakavija
Per shkak te lajmerimit te bere tri dite me pare per bllokimin e aktivitetit zhdoganues ne pjesen greke, ne Kakavije diten e djeshme nuk jane hasur radhe ne automjete te transportit te mallrave apo dhe te udhetareve. Ardhjet spontane te mjeteve me destinacion shtetin fqinj, jane rikthyer kur kane mesuar se greva do te vijoje pa afat. Doganieret greke kishin paralajmeruar se greva do te ishte efektive per 48 ore, por nje vendim i fundit i sindikates, ka hedhur poshte afatin e paracaktuar duke mos iu permbajtur me deklarates per bllokimin e punes per dy dite rresht. Dhenia e shperblimit prej 1500 eurosh qe merret nga cdo doganier ne fundviti ne Greqi, eshte pamundesuar nga ana e ekzekutivit helen duke shkaktuar nje bllokim total te punes ne te gjitha pikat doganore ajrore, detare dhe tokesore. Qeveria greke ka premtuar nderkohe shlyerjen e detyrimeve te prapambetura ndaj doganiereve, por nuk ka qene e afte ne percaktimin e nje afati kohor se kur do te jepet ky shperblim.
Kapshtica
Greva e paralajmeruar qe te zhvillohej per dy dite nga ana e doganiereve greke qe kerkojne rritje pagash ne Kapshtice, ka vazhduar edhe 48 ore me shume, duke paralizuar gjate ketyre diteve qarkullimin nderkufitar midis dy vendeve. Automjete te transportit te mallrave qe kane udhetuar per ne drejtim te shtetit fqinj apo ato qe kane udhetuar nga Greqia per ne Shqiperi, jane bllokuar papritur nga vijimi i metejshem i greves se doganiereve. Per here te pare ne doganen e Kapshtices jane shfaqur radhet e gjata te mauneve te transportit qe kane qendruar ne pritje me ore te tera per te kaluar kufirin. Nisur nga njoftimet paraprake se greva perfundonte diten e djeshme, maunet e transportit te mallrave dhe te firmave te ndryshme tregtare kane udhetuar gjate nates per te qene te pranishme ne doganen e Kapshtices rreth ores 07:00, kur pritej qe te rifillonte normalisht puna. Por nga ana e sindikates se doganave te vendit fqinj, per shkak te mos plotesimit te kerkesave, eshte vendosur qe greva te shtyhet edhe dy dite te tjera, duke coroditur dhe lene keshtu ne pritje firmat private te import-eksportit. Pjesa me e madhe e mauneve qe kane mbetur te bllokuara ne doganen e Kapshtices mbanin targa turke, me pak targa te Beratit apo qyteteve te tjera si Tirana dhe Korca. Mbi 25 automjete te tonazhit te rende per transport mallrash jane bllokuar per ne dalje ne Greqi dhe krahas tyre edhe te pakten 4 autobuse udhetaresh.