E Diel, 1 Nëntor 2026

Antimonopoli, dorezohet gjykata

Autoriteti i Konkurrences ka triumfuar ne duelin gjyqesor per shkaterrimin e monopolit ne tregun e sigurimeve. Burimet zyrtare te Autoritetit bene te ditur dje, se Gjykata e Apelit le ne fuqi vendimin e AK, hetimin te thelluar ne tregun e TPL ndaj kompanive te sigurimeve. Gati nje vit me pare gjykata e shkalles se pare ne Tirane e kishte cilesuar te padrejte vendimin e Autoritetit te Konkurrences per nje hetim te thelluar ndaj tregut te sigurimeve. Sipas vendimit te Gjykates se Apelit, 8 shoqeri sigurimi: Sigma, Sigal, Atlantik, Intersig, Interalbanian, Albsig, Eurosig dhe INSIG, duhet te paguajne 2 % te xhiros se vitit 2005 per shkak te nje marreveshje per monopolizimin e Polices Kufitare. Gjithashtu institucioni antimonopol ka drejte te ushtroje nje hetim te thelluar mbi aktivitetin e sigurimeve ne lidhje me shitjen e polices se brendshme per sigurimin e mjeteve motorike. Prej disa kohesh te gjitha kompanite e sigurimit, perjashtuar kompanine shteterore "INSIG", shesin policat e sigurimit te detyrueshem nepermjet shoqerise ASA, e cila eshte e lidhur online me shoqerite e sigurimeve dhe Autoritetin Mbikeqyres te Sigurimeve, sic eshte urdheruar ne vendimin e Qeverise. Shtate kompanite e sigurimeve aplikojne te njejtat tarifa per sigurimin e detyrueshem te mjeteve motorike, per pergjegjesine ndaj paleve te treta, (TPL) per te gjitha llojet e automjeteve, duke eliminuar keshtu konkurrencen me cmimet ne tregun e sigurimeve te detyrueshme dhe duke krijuar nje trust. Nderkohe, kompanite e sigurimit i ndajne te ardhurat e tyre ne baze te perqindjes qe zene ne treg. Specialistet e konsiderojne si shtremberim kete fakt, pasi me shitjen ne grup te ketyre policave eshte e pamundur te identifikosh se cilat kompani rriten apo leshojne terren. Tregu i sigurimeve eshte ndodhur ne nje kaos te vertete deri para shitjes se policave me nje cmim te vetem. Agjentet e sigurimeve ne te shkuaren e shisnin policen deri me 5 mije leke, vetem per te zgjeruar tregun. Kjo bente qe shume kompani te mos perballonin dot pagimin e demeve per klientet e tyre.

Monopolet, tatimoret nuk vjelin gjobat

Lufta ndaj monopoleve duket se eshte nje mision ende i pamundur. Autoriteti i Konkurrences se lire institucioni i ngarkuar me ligj per te luftuar marreveshjet monopol, i duhet qe per cdo vendim te perballohet me gjykatat. Por jo vetem kaq edhe kur fiton te drejten per te penalizuar monopolet, Policia Tatimore nuk vjel gjobat. Ne baze te nenit 80 te ligjit "Per Mbrojtjen e Konkurrences" eshte Policia Tatimore organi i ngarkuar me vjeljen e ketyre gjobave. Burimet zyrtare te Autoritetit, sqarojne se, ky institucion eshte i detyruar qe te vjele keto gjoba dhe mund ta pezulloje kete veprim vetem ne rast se vete gjykata shprehet per pezullimin e ekzekutimit. Sipas te njejtave burime deri tani Policia Tatimore, nuk e ka realizuar kete detyre funksionale te saj, me gjithe insistimet e here pas hershme te AK dhe shqetesimin publik te Kuvendit dhe te ministrit te Financave se, po vonohet mbledhja e gjobave te vendosura nga Komisioni i Konkurrences duke ulur efektivitetin real te funksionimi te tij ne treg. Autoriteti i konkurrences ka penalizuar me gjobe tregun e telefonise celulare, prodhuesit e betonit, ato te bukes dhe kompanite e sigurimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›