E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjani-Ramës: Po shkatërron PS, nuk je i pazëvendësueshëm

20-02-2013 / Gazeta 55

Replikat e forta në mbledhjen e grupit të PS

Kryetari Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeti socialist, Asllan Dogjani janë përballur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar  duke shkëmbyer replika të forta me njëri-tjetrin. Në pjesën e mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar pa praninë e medias, deputeti i Kukësit Dogjani akuzoi Ramën se po shkatërron strukturat e PS dhe se po ndërmerr emërime dhe shkarkime brenda PS pa u konsultuar me strukturat e partisë duke shkelur më dy këmbë statutin.
Asllan Dogjani i ka kërkuara kryetarit të partisë të japë shpjegime për lëvizjet në strukturat drejtuese të Kukësit, ku ai është deputet. Dogjani ka shprehur shqetësimin se kryetari i riemëruar, Skënder Ahmetaj, nuk gëzon mbështetjen e bazës, ndaj me emërimin e tij, Rama po shkatërron partinë. Dogjani ka arritur deri aty sa t’i shprehë në sy të të gjithë deputetëve socialistë se Rama nuk është i pazëvendësueshëm në postin e kryetarit, madje ai e ka akuzuar atë deri në kërcënime direkte drejtuar socialistëve. 
Mësohet se Edi Rama ka reaguar pas këtyre akuzave duke u shprehur se nuk u ka bëre asnjë lloj presioni anëtarëve socialistë.
Debatet mes Ramës dhe Dogjanit kanë lindur lidhur me çështjen e zgjedhjeve në PS, Kukës. Por, për Ramën të drejtën ia ka dhënë grupi i strategjisë së komunikimit dhe është konsultuar me Gramoz Rucin dhe Blendi Klosin.
Pas debateve Rama është larguar nga mbledhja.
Struktura e PS në rrethin e Kukësit është përfshirë në debate të ashpra prej disa ditësh. Vetë deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i mbështetur nga mbi 250 anëtarë të bazës kanë kërkuar që të anulohet një vendim i kreut të PS, Edi Rama i cili ka shkaktuar kreun aktual të PS, Ylber Durakun dhe ka emëruar ish-kryetarin e mëparshëm Skëndër Ahmeti. Një gjë ë tille, siç tha Dogjani, bie ndesh me demokracinë e brendshme të partisë, me statutin e saj dhe përbën një shkelje.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›