Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dogjën për motive të dobëta një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj. Në pranga ranë S. H., 28 vjeç, banues në Ferraj, dhe L. Xh., 32 vjeç, banues në Zall Herr të shpallur fillimisht në kërkim.
Sakaq, policia ka sekuestruar mjetin të cilin autorët përdorën për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/