Tiranë- Vodhën 10 000 euro në biznesin ku ishin të punësuar, në pranga 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi vodhën shumën 10 000 euro, në biznesin ku ishin të punësuar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “All in” ranë në pranga G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.
Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/