Gjermania rrezikon tkurrje ekonomike

E konsideruar si shteti qe hodhi themelet e nismes se mjaft fondeve te shpetimit per Eurozonen, Gjermania duket se ne periudhen e tremujorit te katert te ketij viti do perjetoje nje tkurrje te ekonomise se saj ne kohen kur kriza duket se po perparon e paprekur.
Kete parashikim e ka bere te ditur per mediat Banka Qendrore e Gjermanise, Bundesbank, e cila ka publikuar se "ekonomia me e madhe europiane pas rritjes qe perjetoi gjate ketij viti nuk mund te dale e paprekur nga nje tkurrje e lehte ekonomike e pritshme ne 3 mujorin e fundit si pasoje kryesisht e rritjes se dobët globale, e cila peshon mbi kërkesën e eksportit".
Studimet e kryera ne Eurozone pershkruajne Gjermanine se po qendron e forte ndaj kercenimit te krizes ekonomike e madje edhe vazhdon te synoje vetem rritjen ne kete drejtim, ndonese majft prej shteteve fqinje po i nenshtrohen te pafuqishem kesaj krize.
Ne raportin e Bundesbank thuhet: "Ndërsa porosite industriale nga rajoni euros nuk kanë pesuar rënie te mëtejshme edhe pas një rënie masive në tremujorët paraardhës, zgjerimi i kërkesës nga ana vendeve te treta ka ndalur duke pasur parasysh edhe dobesimin (uljen e kokës se) e ekonomise globale" Me pas shtojne se: " Ekzistojne shenja ne rritje se vendi do perjetoje nje gjendje stanjacioni qe mund te ndryshoje deri ne nje tkurrje te lehte ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto deri ne fund te 3 mujorit".
Fondi Monetar Ndërkombëtar në fillim të këtij muaji ka ulur parashikimin e saj per rritjen ekonomike në botë për këtë vit dhe ate të ardhshëm, dhe ka deklaruar se ekziston një rrezik i lartë per një ngadalësim me te thelle te ecurise se saj. Ajo gjithashtu uli parashikimin e saj të rritjes per euro-rajonin dhe parashikoi zgjerim te dobët te Gjermanise në vitin 2013.
Presidenti i Bundesbank, Jens Weidmann, eshte shprehur se: "Ekonomia gjermane vazhdon të jetë në formë të fuqishme, por gjithnjë e më shumë ndjen procesin e brendshëm europian te rregullimit dhe pasigurine që buron nga kriza e borxhit"
Rol ne mbajtien e ekonomise vendase luajne kryesisht industria e ndertimit dhe konsumi privat. Vetem gjate 3mujorit te pare te ketij viti Gjermania pesoi nje rritje me 0.5% dhe me pas me 0.3% gjate atij te dyte. Ky vend si ekonomia me e madhe ne Europe perben edhe mbeshtetesin kryesor te dy fondeve te leshuara nga eurozona qe jane destinuar ne ndihme te Greqise, Irlandes, Portugalise dhe se shpejti ne adrese te bankave spanjolle.