E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Edhe Meta është dakord me taksën progresive

Rama: Ngjela do të jetë pjesë e qeverisë. Do marrim 80 mandate, KQZ është seksioni i PD-së

edi-rama-spartak-ngjelaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim me gazetarët. Rama e nisi bashkëbisedimin me një qëndrim në lidhje me shkarkimin e tre gjeneralëve, duke e cilësuar atë si një lirim brutal ndërkohë që nuk i kurse as akuzat për ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Rama konfirmoi gjithashtu se aleati i opozitës, Spartak Ngjela do të jetë pjesë e ekzekutivit ndërsa tha se opozita në këto zgjedhje do të arrijë të marrë 80 mandate deputetësh.

Doja tju pyesja në lidhje me deklaratat e zotit Moore javën e kaluar se duke qenë se tashmë po shkojmë drejt zgjedhjeve me një KQZ me katër anëtarë, ndoshta do të jetë Kolegji Zgjedhor që mund të vendosë vulën përfundimtare për këto zgjedhje. Cili do të jetë reagimi i PS-së në qoftë se do të kemi një përsëritje të atyre vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, siç ndodhi në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011.
Unë nuk iu përgjigjem pyetjeve me në qoftë se. Ua kam thënë. Është e kotë që të më bëhet pyetje të tilla. Unë di të them se; ne jemi tërësisht në linjë me gjithë popullin shqiptar dhe me gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë për të çuar përpara një proces ku do të triumfojë vullneti i popullit sovran. Nuk dëshiroj të merrem asnjë sekondë me në qoftë se apo me çfarë mund të prodhojnë paragjykimet edhe legjitime për shkak të atyre, që kanë ndodhur në të shkuarën. Kjo është një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës edhe në këtë aspekt. Unë jam i bindur që do fitojë e ardhmja.
U fol shumë që pjesë e marrëveshjes suaj me LSI ishte votimi i këtyre tre ligjeve dhe ju e mohuat këtë gjë pasi u nënshkrua marrëveshja, ndërkohë që erdhëm sërish te ky pozicion.
Nuk ka asnjë lidhje! Është ashtu siç e kam thënë. Nuk kemi ardhur sërish asgjëkund, kemi vazhduar të ecim para. LSI ka bërë një propozim. Propozimi është miratuar prej nesh. Është një propozim, që është konsultuar dhe, paraprakisht dhe kemi rënë dakord në sekondë që në rast se pala tjetër e pranon që këto tre ligje të hyjnë në fuqi kur të ketë ndodhur rrotacioni për ne ska asnjë problem, dhe kështu ka ndodhur. Kështu që, nuk shikoj asnjë arsye për të humbur kohë me këto 3 ligjet e famshme, sepse e thashë, për mua janë 3 ligje, si qindra dhe mijëra ligje të tjerë që janë aprovuar dhe do aprovohen në Shqipëri dhe nuk ka asnjë problem.
Zoti Rama meqenëse e nisët këtë konferencë shtypi me çështjen e 3 gjeneralëve, fitorja e PS-së në 23 qershor a do të thotë një rikthim i tyre në postet që ata kanë mbajtur përpara se ata të shkarkoheshin? Pyetja e dytë, përflitet për një vizitë tuajën javën e ardhshme në Uashington. A mund të na thoni se cili është qëllimi dhe me kë do të takoheni?
E para, unë besoj se ka procedura kushtetuese dhe ligjore dhe nuk varet nga deklaratat politike apo nga  qëndrimet personale çështja e marrjes në punë, e rikthimit në punë, apo  e rikthimit të detyrë të njerëzve dhe sidomos të gjeneralëve të Forcave të Armatosura. Sigurisht që, kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe është shprehje e një brutaliteti shumë të madh, që në fakt është kthyer në rutinë në Ministrinë e Mbrojtjes. Është shprehje e rrënimit që ka përfshirë edhe Forcat tona të Armatosura me përgjegjës Saliun dhe ministrin e Mbrojtjes. Është shprehje e domosdoshmërisë për të kuptuar një orë e më parë se duhet vënë dorë. Por, si do vihet dorë kjo është një çështje që i takon pas 23 qershorit. Është një çështje që si të gjitha çështjet e tjera do të trajtohen konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Për sa i përket pyetjes tjetër janë spekulime dhe nuk kam asnjë koment.
Jemi vetëm 20 ditë përpara zgjedhjeve dhe kemi institucionin më të lartë të zgjedhjeve që është KQZ-ja, i paplotësuar. Cila është oferta që do të ketë Partia Socialiste për të administruar procesin zgjedhor dhe për të hedhur poshtë akuzat e kryeministrit për një alibi për prishjen e procesit.
Jo, nuk hedhim poshtë asnjë gjë ne, se të rrish të merresh me hedhjen poshtë të përrallave të gjyshit me antiplumb, duhet të lësh çdo punë tjetër. Ne e kemi thënë dhe e përsërisim; KQZ nuk është një  institucion i pavarur. Ka dalë nga korniza ligjore. Është një organizatë partie, një seksion i PD-së i mbajtur ashtu me dhunë. Le ta mbajnë. Do ti mundim me gjithë atë seksion të PD-së. Nuk do mund dot të përsërisin 8 Majin e 2011-s në Tiranë.
Zoti Rama, a ka një marrëveshje me partinë e zotit Ngjela për të marrë post ministri zoti Ngjela pas zgjedhjeve  nëse PS i fiton këto zgjedhje?
Kemi një marrëveshje shumë të thjeshtë dhe të qartë me avokat Ngjelën, që për të gjitha kontributet e tij në gjithë këto vite opozitë dhe për gjithë kontributin e tij në fushatën e tanishme dhe për të gjithë çka ai mund të vazhdojë të japë për këtë koalicion do të jetë pjesë e administrimit të fitores dhe, sigurisht, pse jo edhe në ekzekutiv.
Kur thoni që do ti mundim me gjithë atë seksion të PD-së, siç e quani ju KQZ-në, do të thotë se ju besoni te Kolegji Zgjedhor, te vendimet që do të japë Kolegji Zgjedhor mbi zgjedhjet?
Jo, unë nuk besoj fare të Kolegji Zgjedhor. Unë besoj te populli shqiptar dhe besoj që as KQZ-ja e Lefterisë dhe as Kolegji Zgjedhor i Saliut nuk do munden dot të përmbysin vullnetin sovran të popullit shqiptar, që do shprehet përmes një fitoreje  të thellë, të qartë, bindëse. Ata thjesht do bëjnë certifikimin formal të asaj fitoreje, e cila do të shkojë në segmentin midis 77 dhe 80 deputetëve.
Si do tia bëni ju në qeverisje, pasi nuk keni me LSI-në një pikë thelbësore të programit tuaj, që është ajo e taksës progresive. Keni dasi të forta në këtë pikë. Do të hiqni ju dorë nga taksa progresive, apo LSI do të tërhiqet?
Nuk kemi asnjë dasi në këtë drejtim. Nuk është e vërtetë. Jemi tërësisht në union që do të vendosim taksimin e ndershëm  mbi të ardhurat personale dhe do të vendosim dy nivele taksimi për sa i përket kompanive dhe biznesit të vogël dhe është tërësisht në filozofinë dhe përbashkët të të dyja forcave tona politike.
Ju folët për elementët që ju çojnë tek skenari më optimist, pra fitoren e zgjedhjeve. Ka edhe një element që mendoj që ju keni një ide të qartë, është fjala për kandidatët që janë larguar nga PS, specifikisht Arben Malajn. A ka një ide të qartë, a ka një përqindje të caktuar mbështetje që e cënon sadopak fitoren e të majtës në Vlorë. E dyta, ju folët për një unifikim të gjithë veprimit me LSI. Keni menduar të bashkëveproni në fushatë siç ka qenë më përpara, që liderët e një koalicioni dalin bashkë para popullit. Është menduar që në këto dy javë të ketë një dalje të përbashkët?
Natyra e këtij sistemi është imponuese për mënyrën sesi bëhet fushata. Koalicioni është i përbashkët, ndërkohë që çdo parti duhet të marrë maksimumin në funksion të vetes dhe të koalicionit. Ndaj edhe fushata, natyrshëm, zhvillohet duke qenë të gjithë në pjesën e tyre të frontit. Unë nuk shoh ndonjë problem në këtë aspekt. Për sa i përket pyetjes për kandidatët e pavarur, të pavarurit janë funksion i Saliut, me apo pa dashje, me apo pa vetëdije. Sepse, çdo votë që është një votë që buron nga kundërshtia për qeverinë dhe që nuk shkon në koalicionin tonë është një votë e çuar dëm, nga e cila përfiton vetëm pushteti dhe jo opozita. Kjo është e qartë.
Kandidimi i Dukës me PR, apo kandidimi i pavarur i Priftit?
Po ju them çdo votë jashtë koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Partisë Socialiste si pjesë e kësaj aleance është një votë e çuar dëm dhe që i shërben vetëm pushtetit. Kush do të ndëshkojë pushtetin ka nj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›