E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Duam garanci, per zgjedhjet e ardhshme

Opozita mendon se nje vit pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare situata politike ne vend nuk me e mire. Nenkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, beri dje nje analize te zhvillimeve politike duke deklaruar se mazhoranca nuk ka pranuar asnje nga ofertat e opozites per t’i dhene fund ngercit politik. Ne lidhje me zgjedhjet, Dokle u shpreh se ato nuk arriten te rrisnin besimin ne procesin elektoral dhe se opozita kerkon garanci per zgjedhje e ardhshme. Per te argumentuar qendrimin e opozites, Dokle iu referua rezolutes se Parlamentit Evropian, por duke lexuar pjesen qe flet per procesin e pare te zgjedhjeve. “Rezoluta evropiane nenvizon se zgjedhjet e zhvilluara para nje viti deshtuan ne qellimin per te rritur besimin ne procesin elektoral, ndersa mazhoranca nuk pranon te beje asnje hap per garantimin e besimit ne zgjedhjet e ardhshme, duke mospranuar transparencen e zgjedhjeve te kaluara”, u shpreh Dokle. Nje vit pas zgjedhjeve nenkryetari i Kuvendit u shpreh se kemi pasur te bejme me nje krim elektoral qe sipas tij nuk pranohet te hetohet nga mazhoranca. “Evropa kerkon konsensus, opozita ka bere hapa te jashtezakonshem drejt konsensusit, duke vleresuar mbi te gjitha interesat e vendit, por qeveria vazhdon te mbaje peng voten e lire ne kutite e mbyllura!”, u shpreh gjate konferences per mediat te dhene dje deputeti Dokle. Nenkryetari i Kuvendit, theksoi se nese sot nderkombetaret kane pranuar se ne vend ka probleme, kjo vjen per shkak te zgjedhjeve. Sipas tij problemet jane ne ekonomi, drejtesi dhe funksionimin normal te Kuvendit. Duke u ndalur ne zhvillimet e koheve te fundit, Dokle e ka cilesuar kete situate si te papranueshme. Sipas tij opozita nuk ka si qellim qe te pengoje integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. “Kjo situate e padurueshme duhet te marre fund njehere e mire dhe vendi yne te futet ne agjenden dhe jeten e mirefillte evropiane. Opozita ka qene dhe do te jete e gatshme te jape kontributin e saj,duke mos u terhequr nga kauza e lirise dhe demokracise”, u shpreh Dokle. Por bashke me deshiren per te arritur nje konsensus, nenkryetari i Kuvendit shtoi se opozita eshte e gatshme te sakrifikoje per vendosjen e lirise. “I bejme thirrje qeverise te heq dore nga kokefortesia dhe imponimi ndaj nje populli te lire e te gatshem te sakrifikoje per lirine”, u shpreh Dokle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›