Berisha: Qeveria mbështetje vendorëve

Në një takim me krerët e komunave, kryeministri Sali Berisha i përgëzoi për progresin e bërë dhe ofroi mbështetje për pushtetin vendor. "Qeveria shqiptare qendron në mbështjetjen tuaj. Ne do ju mbështesim duke u dhënë të gjithë kompetencat që meritoni", tha ai.
Kryeministri premtoi se Shqipëria do ketë një nga infrastrukturat më të mira të vendeve të rajonit. "Ne do rindërtojmë së bashku një infrastrukturë të re, do ndahemi nga infrastruktura e vjetër", shtoi kreu i qeverisë.
Berisha tha se shumë shpejt qeveria shqiptare do të shpalosë mikrokreditin për komunat. "Së shpejti ne do shpalosim mikrokreditin që u duhet dhe ne do ta bëjmë këtë, por edhe ju duhet të mendoni që ne të shfrytëzojmë çdo potencial", saktësoi kryeministri.
Duke prezantuar librin që i njeh komuntarët me qendrimet e komunarëve, një dhuratë e ambasadës suedeze, Berisha theksoi se libri ishte një ndihmë e jashtëzakonshme. "Ky libër u njeh me të gjitha normat që duhen zbatuar në procesin e veprimtarisë së qeverive vendore në interesin më të mirë", tha ai.
Kreu i qeverisë bëri apel për shfrytëzimin maksimal të traditës së komunave, si një mënyrë për të luftuar varfërinë. "Në çdo komunë ka diçka më të zhvilluar, më të arrirë se sa në njëterritor tjetër", pohoi ai.
I pranishëm në takim ministri i Brendshëm , Lulzim Basha tha se procesi i decentralizmit të pushtetit vendor do vazhdojë me standardet e kërkuara nga BE.