Godo: Rama e di se nuk lahesh dy here ne nje lume
Per politikanin Sabri Godo, nisja e protestave serish nga Partia Socialiste do te ishte nje vendim i gabuar i libershipit te saj. Sipas tij eshte absurde qe te protestohet dy here te per te njejten gje. “Une degjova nje interviste te Rames tek “Zeri i Amerikes”, ku tha se mund te fillojne serish protestat. Rama duhet te dije se asnjeri nuk lahet dy here ne te njejtin lume. Do te ishte krejt pakuptim dhe pas sukses rifillimi i protestave per te njejta shkaqe, domethene gjithnje per kutite”, u shpreh Godo. Ai shton se sjellja politike e opozites tashme duhet te fokusohet ne ceshtje qe kane te bejne me kontrollin ndaj mazhorances. Ne nje interviste dhene per televizionin “Koha”, Godo shton e PS duhet te beje nje politike me konstruktive. Ndersa shton se duhet qe PS te mendojne seriozisht per reformen zgjedhore.
Zoti Godo, ka kaluar fiks nje vit nga votimi per zgjedhjet parlamentare. Gjate ketij viti ka pasur debate te forta qe kane gjeneruar nje krize qe nuk eshte zgjidhur akoma. Si i parashikoni ditet ne vijim, mendoni se mund te kete nje zgjidhje te afert?
“Varet nga qendrimet qe do te mbajne palet ne ceshtjen qe trajtojne. Une degjova nje interviste te Rames tek “Zeri i Amerikes”, ku tha se mund te fillojne serish protestat. Rama duhet te dije se asnjeri nuk lahet dy here ne te njejtin lume. Do te ishte krejt pakuptim dhe pas sukses rifillimi i protestave per te njejta shkaqe, domethene gjithnje per kutite. Do te ishte nje politike me mend e Partise Socialiste qe te hiqte nga sheshi problemin e kutive dhe te trajtonte te gjithe ceshtjet e tjera si opozite per ankimet qe ka ndaj qeverise, te cilat jane te shumta dhe reale. Do te duhej me doemos qe socialistet te hapin nje perspektive per veten e tyre dhe opoziten ne teresi, qe te marrin pjesen ne berjen e ligjit te ri elektoral dhe Kodit Zgjedhor. Te supozojme se u zhvilluan ngjarjet ne menyre te atille qe vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Me cfare ligji? Me cfare Kodi? Te gjithe jane dakord se nuk mund te shkohet ne zgjedhje me kete baze ligjore. Duhet zgjidhur ceshtja e komisionereve. Prej 20 vjetesh kemi ecur me komisioneret partiake dhe per mua atje eshte burimi i te gjithe te keqijave. Ka komisionere partiake qe perpiqen qe secili te pervetesoje sa me teper vota per partine e tij. Duhen zgjidhur keto gjera qe qytetareve t’u mbushet mendja se pse te protestojne pastaj. Duhet qe Partia Socialiste te mos beje nje opozite obstruksioniste ne parlament, si per shembull, kur ngul kembe qe te mos votoje ligjin per Gjykaten Administrative. Ajo eshte nje ceshtje qe iu intereson te tere qytetareve, i intereson biznesit, kujtdo qe ka pune me qeverine. Sot per sot, ndodhemi ne kete situate absurde, qe nese nje qytetar do te ankohet per nje polic, nuk ka ku te shkoje tjeter vetem tek shefi i policit tek i cili eshte shume e veshtire te gjeje te drejten e tij. Keshtu qe bllokimi ne keto gjera, qe opozita perpiqet qe t’i perdore si mjete imponimi, nuk jane bindese dhe nuk shkojne ne favor te kesaj opozite per nje politike logjike bindese. Keshtu qe une nuk mund te them me siguri se si do te shkojne ngjarjet ne te ardhmen. Them edhe njehere se varet nga menyra se si do t’i trajtojne problemet palet. Nuk them qe ne tere kete ceshtje, mazhoranca i ka pasur te tere kartat e qarta. Ka bere edhe ajo lojerat e veta. Ose ka ngulur kembe me teper atje ku nuk duhej, per gjera qe edhe mund te leshonte. Nuk mund te thuash se mazhoranca e ka patur te tere vullnetin e duhur per te zgjidhur gjerat. Ka kushtet e saj, por kur kerkon te besh nje marreveshje duhet me domosdo te shikosh se si do te arrish ne gjysme te rruges, si do te pajtohesh edhe me kerkesat e pales tjeter. Keshtu funksionon politika. Ndersa ketu shohim nje gje te kundert, nje lloj si ndeshje cjeperish.”
Ne ditet e fundit, ka pasur nje zhvillim te ri qe ka acaruar edhe marredheniet mes paleve. Eshte ndryshuar ne menyre te njeanshme procedura e votimit per dekretet e presidentit per gjykatat. Si e vleresoni kete procedure te re te votimit te emrave te rinj te gjyqesorit?
“Gjyqesori mbetet nje nga problemet me te medha te ketij vendi. Ne nje shtet ku qytetari nuk ka besim te drejtesia, nuk mund te funksionojne gjerat. Por, te vijme konkretisht tek pyetja juaj. Tani une them se votimi ne parlament, ne kushtet tona, duhet te jete i mbyllur. Ajo qe pretendon mazhoranca, se keshtu behet me teper transparence, se eshte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, keshtu kjo nuk qendron. Eshte vetem lende per propagande. Eshte e vertete qe nje kongresmen apo senator amerikan mund te votoje haptas por eshte ne kushte krejt te tjera. Elektorati atje e shikon ne cdo rast se si voton perfaqesuesi i tij ne mbrojtje te nje ideje. Ndersa ketu kemi te bejme me zgjedhje te individeve. Dhe ne kete rast jane shume me te medha arsyet qe te cojne tek ajo qe duhet bere votim i mbyllur, per te mos krijuar pakenaqesi ose favorizime personale. Deputeti duhet te jete i lire te votoje pro ose kunder kandidatit qe paraqitet dhe kete, ne kushtet tona, realisht ne Shqiperi, mund ta beje vetem permes votimit te mbyllur.
Tashme ky sistem i ri votimi eshte aplikuar nga mazhoranca. A mendoni se kjo do te sjelle kontroll direkt te njera apo tjetra pale politike mbi gjyqesorin?
“Pak a shume, atje te con. Se ajo qe do te jete mazhorance ne Shqiperi me votim te hapur ecen drejt venies nen kontroll te institucioneve gjyqesore qe jane te radhes se pare ne Shqiperi. Kjo mazhorance qe eshte sot duhet te beje llogari se neser mund te jete nje mazhorance tjeter dhe ajo do t’i perdore votat e saj per te zgjedhur ne gjykate ata njerez qe deshiron ajo te zgjedhe. Keshtu me rotacionin e zgjedhjeve dhe me rotacionet ne institucionet gjyqesore nuk do te arrijme te kemi institucione teresisht te pavarura nga partia qe ka mazhorancen ne Kuvend. Kjo eshte arsye me teper per te thene qe duhet me doemos qe votimi te behet i fshehte. Tani ligji ne Kuvend u kalua por nuk eshte thene se jane ligje te perjetshme dhe nuk mund te rishihen. Tamam per kete mund te luftoje opozita dhe eshte nje nga ceshtjet qe mund te ishte ne programin e saj. Keshtu mund te behej vertete nje program bindes per elektoratin. Ne momentin qe flasim, thirrja per kutite, per demonstrata dhe greva te reja, eshte nje ze teresisht ne boshllek dhe do te ishte me te vertete nje politike fatkeqe nese Rama do te ngulte kembe ne kete. “