E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle Qendrimet e PDrrezik per dialogun

New York - Deputeti i Partise Socialiste Namik Dokle tha se qendrimet e fundit te qeverise dhe maxhorances ndaj shtypit drejtesise ekonomise mund te krijojne shqetesim ne dialogun mes tyre.Komentet Dokle i beri gjate nje interviste per Zerin e Amerikes.
I pyetur se nese acarimet e fundit mes opozites dhe maxhorances lidhur me 21 janarin zgjedhja e pritshme e Presidentit mund te shkaktojne nje tjeter ngerc mes tyre duke mos arritur keshtu konsensus per permbushjen e 12 rekomandimeve te Bashkimit Evropian Dokle u shpreh Per drejtesine kemi bere propozime konkrete. Reforma ne media eshte shume e rendesishme pasi ne raportin e fundit per lirine Shqiperia ze vendin e fundit ne rajon duke shenuar nje perkeqesim. Duhen percaktuar qarte dhe marre masa konkrete per luften kunder korrupsionit. Qendrimet e fundit te maxhorances mund te krijojne shqetesim. Ne kemi bere thirrje ashtu si nderkombetaret qe gjithcka te behet ne baze te parimit te barazise para ligjit. Vihet re qe ka presion nga qeveria mbi shtypin ekonomine drejtesine duhet te ndryshohen qe te arrijme integrimin.
Dokle i cilesoi si mjaft pozitive marredheniet brenda Opozites se Bashkuar ndersa shtoi se ata kane kerkuar disa ndryshime te disa elementeve te sistemit zgjedhor te cilet PS do tia paraqese tryezes se reformes zgjedhore.

aq/VOA/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›