E Diel, 1 Nëntor 2026

Mynih Berisha Ne Shqiperido kalojne disa gazsjelles

MYNIH - Kryeministri Berisha ka marre pjese sot ne punimet e dites se pare te Konferences se 48-te te Sigurise e cila po zhvillohet ne Mynih ne datat 3 ndash 5 shkurt. Ne kete Konference merr pjese dhe Presidentja e Republikes se Kosoves znj. Ahitfete Jahjaga.

Ne diten e pare te punimeve Konferenca trajtoi dy tema Roli i Gjermanise ne Evrope e ne bote si dhe Energjia burimet dhe ambienti si Parametra per nje siguri te re.

Konferenca e Sigurise e Mynihut u drejtua nga diplomati gjerman Wolfgang Ischinger i cili nder te tjera ka qene perfaqesues i Bashkimit Evropian ne trojken per statusin e Kosoves para shpalljes se pavaresise se saj. Ne dy sesionet e sotme mbajten fjalen Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Heydar Oglu Aliev Presidenti Ukraines Viktor Yanukovych Presidenti i Bankes Boterore Robert B. Zoellick Ministri i Jashtem i Suedise Carl Bildt Ministri i Mbrojtjes i Gjermanise Thomas de Maiziere etj.

Kryeministri Berisha ne perfundim te punimeve te dites se pare te Konferences u prononcua mbi takimet e zhvilluara si dhe mbi diskutimet ne sesionet e sotme

Kjo eshte Konferenca me e rendesishme vjetore qe behet ne kuadrin e sigurise euroatlantike. Ne kete Konference sic njoftoi organizatori i saj ish-sekretari i shtetit te Republikes Federale Gjermane diplomati i njohur Ischinger marrin pjese delegacione te 70 qeverive nga Europa SHBA Kanada dhe vende te tjera te planetit. Ne teresi Konferenca trajton ceshtje te sigurise euroatlantike dhe globale. Ajo qe ishte me interes te vecante per mua ishte fakti se kesaj here tema e diskutimit ishte perqendruar tek energjia dhe siguria.

Shqiperia eshte nje vend me potenciale te medha por eshte nje vend gjithashtu te cilen duhet se do te kalojne dhe gazsjelles te medhenj qe do te sjellin gazin Kaspik drejt Evropes. Ndaj dhe e konsiderova shume te rendesishme kete seance. Bisedova me faktore kryesore sic eshte presidenti Azerbajxhanit ku une se shpejti do te kem nje vizite zyrtare ne kete vend mik por dhe me faktore dhe me perfaqesues te tjere te rendesishem ne fushen e energjise.

Shqiperia dihet qe eshte nje vend me potenciale serioze ne energjine e rinovueshme dhe une do tju them se nje nga qellimet me kryesore te miat eshte te takoj perfaqesues te biznesit te interesuar per investime ne energjine ujore te eres gjeotermike dhe te diellit ne nje vend qe i ofron te gjitha keto ne sasira te konsiderueshme. Kam takuar sot pasdite biznesmene qe jane ne Londer dhe vende te tjere te cilet po tregojne interes te madh per burimet e energjetike te Shqiperise.

Pata nje takim miqesor me Ministrin e Jashtem te Australise te cilin e njoh prej shume kohesh ku diskutuam gjeresisht mbi marredheniet bilateral dhe rame dakord qe te punojme per shtrirjen e tyre ne te gjitha fushat. Ministri i Jashtem i Australise do te vizitoje ne nje kohe te afert Shqiperine ne nje vizite historike per nje minister te jashtem te nje vendi mik e cila do te jete nje nxitje e madhe per marredheniet bilaterale qe ka Shqiperia me kete vend mik.

Konferenca e Sigurise e Mynihut e themeluar ne vitin 1962 ka nje tradite te gjate ne diskutimin e politikave te sigurise dhe eshte kthyer ne evenimentin me te madh boteror ne kete fushe. Cdo vit ajo bashkon personalitete te larta nga mbare bota ne fushen e politikeberjes mbrojtjes mendimit biznesit dhe medias per te diskutuar mbi sfidat me te cilat perballet bota per te identifikuar sfidat e ardhshme te sigurise dhe per te gjetur zgjidhjet e tyre.

Ne kete eveniment marrin pjese Sekretarja e Shtetit e SHBA-se Hillary Clinton Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-se Leon Panetta Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen zevendespresidentja e Komisionit dhe Perfaqesuesja e Larte e BE Catherine Ashton kryeministri i Italise Mario Monti ministri i Jashtem i Federates Ruse Sergey Lavrov Presidenti i Polonise Presidenti i Gjeorgjise ministri i Jashtem i Frances Alain Juppe President i Parlamentit Evropian Martin Shultz etj.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›