E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Ska reformë pa votim të fshehtë

Bledar Hoti

Nënkryetari i Kuvendit shkruan poezi në seancë për Topallin kur votohej presidenti

Bledar Hoti

Partia Socialiste shprehet se reforma parlamentare aq shumë e kërkuar nga Komisioni Europian mbetet e bllokuar. Një nga negociatorët kryesorë për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, socialisti Namik Dokle, bëri të ditur dje se nuk ka asnjë sinjal nga mazhoranca për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Sipas bashkëkryetarit të grupit të punës, tani është koha që palët të ritakohen, pas kambanave të alarmit që vijnë nga ndërkombëtarët.

Fryma që kërkohet të dominojë në politikën shqiptare, fryma e reformave që kërkohet nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj që të jetë një kambanë e fortë edhe për mazhorancën, në mënyrë që të ulemi dhe ta përfundojmë edhe këtë reformë. Reforma parlamentare në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndahet nga reforma zgjedhore, që është një reformë prioritare, për sa i përket veprimit të Parlamentit”, deklaroi, Dokle. Nënkryetari i Kuvendit bën të ditur edhe pikat se ku ka ngecur reforma, në atë pjesë ku demokratët nuk japin konsensusin e tyre. Kanë mbetur ato dy pika që ju i dini: votimi i fshehtë dhe e drejta e fjalës së opozitës në Parlament, në bazë të të gjitha kritereve, parimeve dhe standardeve të Bashkimit Europian. Mazhoranca ende nuk ka dhënë konsensus për këtë, shprehet Dokle. Komisioni për Rregulloren e mbylli punën disa muaj më parë pa mundur t’i çojë një dokument për votim Parlamentit. Demokratët, nëpërmjet bashkëkryetarit tjetër, deputetit Jemin Gjana, e quajtën të mbyllur reformën me përfundimin e mandatit të komisionit, madje firmosën edhe draftin që nuk mundi asnjëherë t’u përcillej deputetëve për miratim. Ndërsa për opozitën socialiste kjo vijon të jetë një çështje e hapur. Përmirësimi i rregullores së Kuvendit dhe ligji i ri zgjedhor janë dy ndër prioritetet e KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. Komisioni i posaçëm për reformën parlamentare përbëhej nga Namik Dokle dhe Ditmir Bushati nga PS-ja dhe nga mazhoranca, Jemin Gjana dhe Viktor Gumi.

Poezia e Dokles për Presidentin

Në momentin kur demokratët i kishte pushtuar ankthi për votat e

presidentit të ri, në seancën e 11 shtatorit, nënkryetari i Kuvendit, socialisti Namik Dokle, gjeti mundësinë ti kushtonte një poezi të posaçme njërës prej emrave të përfolur për këtë post, kryeparlamentares Jozefina Topalli. Poezia është hedhur në një nga fletët e procesverbalit dhe është firmosur nga Dokle. Ajo përmban tri vargje dhe lidhet si me ironi ndaj Topallit, e cila nga pretendente për postin e presidentit, detyrohej të votojë një njeri brenda grupit të PD-së, Bujar Nishanin. Oh sa shumë e deshe; Presidente tjeshe; Jozefinë, moj xhan; të vranë me Nishan!, është vargu i fundit i poezisë së Dokles, e cila është mundësuar nga gazeta Shqip. Nënkryetari i Kuvendit, pas seancës, ia ka treguar poezinë deputetit të partisë së tij, Pandeli Majko. Ai ia ka dhuruar poezinë Majkos, si një kujtim i veçantë për ditën e votimit të kreut të shtetit. Vetë Dokle në media pati përmendur: Po ju them një sekret, shpeshherë nëpër seancat parlamentare, për mënyrën se si zhvillohet situata apo se si shkon debati, shkruaj edhe poezi.

Nënkryetari i Kuvendit, pas seancës, ia ka treguar poezinë deputetit të partisë së tij, Pandeli Majko

Përmbajtja

Ajo përmban tri vargje lidhet si me ironi ndaj Topallit, e cila nga pretendente për postin e presidentit, detyrohej të votojë një njeri brenda grupit të PD-së

Të vranë me Nishan!*

Qesh, por nuk të qeshet,

Fol por nuk të flitet,

Ndjen barrën në shpinë

Xhan moj Jozefinë!

Barrë e presidentit

Rëndon si gur deti;

Të hoqën çatinë

Xhan moj Jozefinë!

Oh sa shumë e deshe

Presidente tjeshe

Jozefinë, moj xhan

të vranë me Nishan!

Namik Dokle

*Poezia është shkruar në ditën e votimit të presidentit më 11 qershor. Titulli është i redaksisë

Dokle: Ska reformë pa votim të fshehtë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›