Dokle: Vazhdon terri elektoral
Deputeti socialist Namik Dokle, referuar provave nga prokuroria denoncoi vjedhjen e votave ne Ruzhdie e denoncoi. Ai tha se terri elektoral vazhdon per shkak te vjedhjeve ne mase te votave te shqiptareve me 28 qershor.
“Në Ruzhdie 94 persona që kurrë nuk kanë patur pasaportë, figurojnë sikur kanë votuar me pasaportë. Po kështu votuan edhe qindra e qindra të tjerë në Shkodër, Kukës, Kamëz, Elbasan, Durrës etj; Në Ruzhdie, 173 persona që nuk kanë aplikuar kurrë për kartë identiteti, rezultojnë se kanë votuar me kartë identiteti. Të tillë pati me mijëra në gjithë vendin. Në Ruzhdie, 80 hajdutë votash votuan në vend të emigrantëve që s’kishin ardhur fare në Shqipëri. Kështu ndodhi edhe në Krujë, Paskuqan, Lezhë, Laç, Shijak, Librazhd etj. Në Ruzhdie, komisionerët e PD-së dhe manipulatorë të tjerë të vullnetit të lirë të zgjedhësve, falsifikuan 376 firma dhe mbushën kutitë me vota. Po kështu ndodhi edhe në Dibër, Mirditë, Bathore, Kavajë, Malësi e Madhe, Devoll etj, duke vjedhur kështu mijëra e mijëra vota” tha Dokle. < I mëparshmi