E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave dhe pensioneve, PS: E pamundur dhe e pamjaftueshme

Partia Socialiste komentoi deklaraten e kryeministrit Sali Berisha per rritjen e pagave dhe pensioneve ne masen 10 per qind. Deputetja Mimi Kodheli e cilesoi kete premtim si te pamjaftueshem, por edhe te parealizueshem, pa demtuar ekuilibrat ekonomike ne vend.

“Kryeministri i Ruzhdies deklaroi se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët i japin atij votën, por Sali Berisha me një dorë të jep dhe me të dyja duart të merr. Rritja e pagave dhe pensioneve me 10% jo vetëm që është thuajse e pamundur të realizohet pa dëmtuar edhe më tej ekuilibrat, tashmë të cënuar rëndë, makroekonomikë të vendit, por ajo është edhe e pamjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të familjeve shqiptare në këtë situatë të shtrenjtimit të gjithanshëm të jetesës për të cilën i detyrohemi zotit Berisha. Sali Berisha u tha shqiptarëve se përsa kohë do ti japin votën, ai do ti pasurojë ata, por varfëria e shqiptarëve dhe kutia e Ruzhdies dëshmojnë se shqiptarët Sali Berishës nuk ia kanë dhënë votën” tha Kodheli
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›