E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle Zv. ministri qe guxon te dale mbi ligjin te largohet

Opozita reagon ashper pas perplasjes ne krye te Ministrise se Brendshme

Fushata elektorale adopton tone luftarake. Nje dite pas incidenteve ne Bathore ne periferi te Tiranes dhe pak pasi shefi i forcave speciale Shemsi Premci ka depozituar nje kallezim penal per zv.ministrin e Brendshem Avenir Peka Partia Socialiste eshte shfaqur ne publik me nje deklarate inkurajuese por edhe paralajmeruese ne te njejten kohe. Duke perkrahur dhe mbeshtetur cilindo punonjes te rendit qe zbaton me korrektesi ligjin dhe Kushtetuten Partia Socialiste njeheresh denoncon dhe denon me indinjate dhe perkushtim ligjor te gjithe ata qe kercenojne organizojne dhe urdherojne veprime policore dhe jo policore te kunderligjshme. Ky zv/minister i cili guxon te dale mbi ligjin urgjentisht duhet te jape doreheqjen apo te shkarkohet nga detyra u shpreh deputeti socialist anetar i Kryesise Namik Dokle. Keshtu incidentet e nje dite me pare kane prodhuar menjehere reaksionin politik i cili ka mundesuar qe opozita te ngreje pikepyetje te tjera mbi Ministrine e Brendshme qe aktualisht drejtohet nga dy zv.ministra. Kerkesa per doreheqje te Pekes aktualizon me nje tjeter ritem shqetesimet me natyre politike dhe elektorale te PS-se e angazhuar se fundmi ne nje beteje shume te forte me ish-ministrin e Brendshem Lulzim Basha ne Tirane. Per kete arsye vetiu incidentet ne Bathore dhe akuza ndaj numrit dy te Ministrise se Brendshme fitojne ngjyrime te tjera te cilat gjithsesi do te ndikojne ne rritjen e tensioneve. Nje shenje per kete ka qene edhe paralajmerimi i Dokles qe nisur nga incidentet ne Bathore dhe nderhyrja e policise ka risjelle ne vemendje problemin e manipulimit dhe vjedhjes se votave me 8 maj 2011. Inkurajojme organet e drejtesise qe me ligj dhe Kushtetute ne dore te mbrojne edhe ata voten e lire dhe zgjedhjet demokratike. Paralajmerojme Sali Berishen te mbaje larg nga vota e lire e popullit pekat dhe purtekat e tij bashat dhe mashat ponet dhe alkaponet. Askush nuk do te mundet me te shtype militantet e PS-se as ne Bathore dhe asgjekund tjeter. Askush nuk do te mundet me te preke dhe te vjedhe votat e shqiptareve. Askush nuk do te mundet me te manipuloje zgjedhjet e lira u shpreh ai. Reagimi i tij pason disa qendrime te ardhura ne vijimesi nga selia roze e cila po ben te njohura nje seri kundershtimesh ndaj procesit zgjedhor qe do te finalizohet me 8 maj. Po keshtu thirrja e Dokles ndaj organeve te zbatimit te ligjit ka ngjashmeri te medha me nje apel te ngjashem qe deputeti tjeter socialist Fatmir Xhafa beri pak kohe me pare ndaj prokuroreve dhe gjykatesve. Duke folur per procesin zgjedhor ky i fundit kerkoi nga perfaqesuesit e organit te akuzes dhe pushtetit gjyqesor angazhim maksimal dhe zbatim te ligjit per te gjitha ceshtjet qe mund te dalin gjate zhvillimit te procesit elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›