Berisha: Fushata jonë bazohet tek morali i qytetarëve

Kryeministri Berisha ka vijuar turin e tij në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Berisha është ndalur në Shijak ku ka prezantuar kandidatin e PS-së Afrim Brahimaj.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt për Shijakun ndërsa theksoi se gjatë këtij mandati në këtë qytet do të ndërtohet edhe një qendër e madhe biznesi.
Kreu i qeverisë Berisha nga Shijaku i është përgjigjur edhe akuzave të kreut të opozitës Edi Rama duke theksuar se fushata e opozitës bazohet tek morali i qytetarëve dh jo tek shpifjet.