E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Halilaj Do ta kthej Kukesin ne metropol rajonal

Aleanca per Qytetarin

Kandidati i koalicionit te djathte kryebashkiaku aktual Hasan Halilaj thekson se mandati katervjecar eshte garanci per te fituar me 8 maj. Ne nje interviste per Shqip Halilaj tregon perparesite e projektit qe mbeshtet.

Pse vendoset te rikandidoni dhe ku e mbeshtesni shpresen per fitore

shte nje vleresim i punes katervjecare jo vetem per mua si kryetar por e te gjithe stafit te bashkise qe nis nga strukturat e bazes se PD-se deri ne strukturat qendrore te saj. shte nje vleresim dhe besim ne fitore per kete arsye ata e mbeshteten rikandidimin tim. Bindjen time per fitore e mbeshtes te bashkepunimi qe kam vendosur me qytetaret e Kukesit pasi gjithcka e kemi arritur se bashku dhe qytetaret mendoj dine ta vleresojne punen e mire. Ata e dine se si ka qene Kukesi para kater viteve dhe si eshte sot. Une pretendoj qe bashke me stafin te bejme qe Kukesi te kete cilesi qe nga sherbimet e deri te nivelet e tjera. Kukesi ka nje emer te madh kerkon nje perfaqesim shume dinjitoz dhe duhet te krahasohet me qytetet e kategorise se pare dhe jo rrethinat e Shqiperise.

fare perparesish mendoni se keni ndaj rivalit kryesor atij te PS-se

Nuk kam kohe te merrem me rivalet pasi po perpiqem te merrem me punet e mia dhe objektivat rivalet jane njerez te besuar nga strukturat e tyre. Une dua te them se kam nje eksperience te mire ne drejtim kam vitalitet ne punet e mia te perditshme shpresoj dhe besoj ne besimin e qytetareve pasi kam nje formim te duhur dhe mbi te gjitha mendoj se kam si perparesi mbeshtetjen e jashtezakonshme nga strukturat e partise si dhe nga te gjithe qytetaret e Kukesit pasi ne kater vitet e ketij mandati kam qene korrekt me ta dhe i gatshem ne zgjidhjen e problemeve te komunitet. Une kam kuraje me shume se cdo kandidat tjeter per te zgjidhur problemet dhe per tu shkuar gjerave deri ne fund.

Qyteti i Kukesit ka papunesi te larte ndoshta me te larten ne vend. fare do te beni ju nese vini ne krye te bashkise per te zbutur kete problem

Gjate kater viteve te deritanishme te kandidatit ne kemi bere hapa te medhenj perpara edhe ne kete drejtim por jam i ndergjegjshem se mund dhe duhet te bejme me shume per punesimin. Vizioni yne eshte nxitja e sektorit privat kemi projektin e ndertimit te tregut industrial ku do te punesohen qindra persona dhe punojme per te rishikuar taksat ne kompetencen e bashkise per te nxitur shtimin e vendeve te punes. Kemi plane te detajuara per nxitjen e turizmit dhe kete e shohim si nje sektor me perspektive ku do te punesohen shume njerez.

Aktualisht qyteti nuk ka nje hyrje lidhese me autostraden pra as hyrje dhe as dalje shumeprofesionale dhe mbi apo nenkalim qe ben te mundur shfrytezimin e bregut te liqenit cfare do te beni per kete dhe ku do ti gjeni burimet financiare

Ne kemi ndertuar ne keto kater vite rruget hyrese te qytetit si ajo e Hasit rruga ne drejtim te Bicajve jemi ne punim e siper ne rrugen hyrese nga Tirana dhe ne rrugen hyrese nga Prizreni dhe me keto permbyllim perfundimisht problemin e rrugeve hyrese te qytetit. Sic po e shihni keto dite ka nisur rikonstruksioni total i rrugeve kryesore me nje kredi nga bankat private ku do te ndertojme edhe rruget e brendshme sinjalistiken dhe ndricimin. Synojme ta kthejme Kukesin ne nje qender te rendesishme biznesi dhe turizmi nje metropol rajonal. E sa per nyjet lidhese me autostraden kjo eshte pjese e projektit te Ministrise se Transporteve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe ne do te bejme presion qe keto te behen sa me shpejt te behen edhe disa mbikalime apo nenkalime per ne bregun e liqenit gjithashtu si pjese e projektit te autostrades.

Nje pjese e mjedisit ne qytet eshte e rrethuar me gardhe dhe mure ne menyre te paligjshme cfare do te beni per ti kthyer komunitetit mjediset e gjelberuara dhe a keni projekte per rruget e brendshme si dhe per fasadat e pallateve

shte e vertete nga premtimet e kater viteve me pare nuk jane realizuar prishja e avllive nuk eshte realizuar ujesjellesi i ri por ai ndodhet ne perfundim e siper eshte ne zgjidhje e siper problemi i infrastruktures pasi jane te lidhura ngushte punimet e ujesjellesit dhe punimet qe po kryhen ne infrastrukture. Por edhe problemi i avllive do te zgjidhet ne kohen e duhur. Ne kemi shtuar shume siperfaqet e gjelbra dhe shpresojme qe qytetaret e Kukesit do te binden vete ti prishin keto pasi nuk ka kuptim qe ne te gjitha anet te kete lulishte dhe gjelberim ndersa shtepia e nje qytetari te rrethohet me avlli shpresoj se do te na mirekuptojne dhe nuk do te kemi konflikte dhe kontestime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›