Dokle ne Skrapar per riorganizimin. Shalsi Ndryshimet na dhane energji
Rebelimi i Beratit ndaj vendimeve te Kryesise se Partise Socialiste mbi ndryshimin e te deleguarave eshte konvertuar ne sukses ne Skrapar. I deleguari Namik Dokle ka zhvilluar dje nje mbledhje te strukturave te kesaj partie ne orovode pa hasur ne problemet qe perndryshe u verifikuan pak dite me pare ne zonen e Erjon Braces. Ka qene Asambleja e deges se tyre ajo qe ka zhvilluar dje mbledhjen e saj e cila eshte asistuar nga te deleguarit Namik Doke dhe deputeti i majte i ketij qarku Fidel Ylli. Dokle ka paraqitur dje platformen e Partise Socialiste per fazen pergatitore te punes per procesin e zgjedhjeve te pergjithshme te vitit te ardhshem. Ne kete takim mesohet se kane pjese drejtues te strukturave te kesaj partie te zgjedhur vendore te ketij rrethi nga Partia Socialiste si dhe anetare dhe simpatizante te kesaj partie ne kete rreth. Ne cilesine e te deleguarit te Partise Socialiste Dokle mesohet se i ka rekomanduar drejtuesve te strukturave per te nisur menjehere nga puna per hartimin e procedurave mbi fazen pergatitore te zgjedhjeve te vitit te ardhshem riorganizimin e te gjithave strukturave prane kesaj dege. Mbeshtetje per organizimin e punes ka premtuar dhe deputeti i majte ne kete qark Fidel Ylli. Diskutimet mbi zevendesimin e Erjon Braces nga strukturat drejtuese te PS-se te Rrethit te Beratit me Namik Doklen kane shkaktuar prej ditesh reagime pro dhe kunder nder socialistet e Beratit gje e cila nuk eshte reflektuar ne zhvillimet e Asamblese se Skraparit. Nderkohe po per kete ceshtje pra per nevojen e riorganizimit te partise dhe rishikimit te zonave te delegimit ka reaguar edhe anetari i Kryesise Eduard Shalsi. Ne nje prononcim per News 24 ai ka nenvizuar nevojen e zbatimit te vendimeve te Kryesise duke e konsideruar procesin normal dhe pa ndonje prapavije. PS-ja ku une bej pjese eshte nje force energjike eshte nje force progresive nje force qe edhe debatin e brendshem e ka ne funksion te zhvillimit. Sot ne duhet te ndahemi perfundimisht nga nje kaste politikanesh qe e kane mbizoteruar Shqiperine e ketyre 20 viteve tha ai.