E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti, Berisha shpall gjëndjen e fatkeqësisë natyrore

Ndërsa bora ka gozhduar krejtësisht vendin, kryeministri Sali Berisha në mbledhjen jashtë radhe të qeverisë shpalli gjëndjen e fatkeqësisë natyrore.

Për shkak të dimrit mjaftë të ashpër, kryeministri vuri në dukje se nuk ka arsye për panik, pasi situata duhet të trajtohet me maturi.

E mblodha qeverinë për shkak të gjëndjes së krijuar. Nga dje deri më sot orteqet kanë bllokuar rrugë kombëtare, si Bajram Curri -Fierzë, Krumë-Kukës dhe rrugë të tjera, për të cilat ministri do informojë. Qeveria mendoj se ngriti në kohë komitetin dhe e trajtoi problemin në të njëjtin standart të një emergjence civile.

Gjatë javës që kaloi, ka patur angazhim total të qeverie vendore, këshilla së kryepleqve në qarqe. Një angazhim total të komitetit të emergjencave civile të kryesuar nga ministri Nishani, të forcave të armatosura të ministrisë së Shëndetësisë, pra situata me gjithë agresivitetin e saj është përballuar.

Bora me mbi 2.5 metër lartësi përbën një problem real të lëvizjes, furnizimit me ushqime, ndaj dhe duke shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këto zona, nënkupton ndërmarrjen e përgjegjësive për hapjen e rrugëve në të gjitha komunat e izoluara si kusht i të gjitha kushteve për shpëtimin e banorëve të kërcënuar-tha Berisha.

Kryeministri theksoi më tej se komiteti i emergjencave civile me qeveritë vendore kanë ndërmarë aksione nga toka dhe ajri.

Është në tagrin dhe detyrën e qeverive vendore që të organizojnë punën, me synimin që në këtë situatë të pazakontë, të mos kërcënohet jeta e familjeve. Ndërkohë komiteti i emergjencës civile ka ndërmarrë dhjetra e dhjetra aksione nga toka dhe ajri për të dërguar ndihma banorëve të izoluar nga dëbora, deklaroi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›