E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Krimi po ushqehet nga antiligji i qeverise

Video-editoriali

Krimi po mbyt Shqiperine. Keshtu permblidhet mesazhi i editorialit te fundit te kreut socialist Edi Rama i cili i eshte rikthyer temes ne fjale permes nje publikimi ne faqen e vet online tashme te shoqeruar edhe me video. Duke renditur disa te dhena statistikore ai ka shtjelluar temen permes fillit te ngritjes se alarmit dhe atij te akuzes ndaj qeverise per paaftesi. Sipas Ministrise se Brendshme qenkemi ne pararoje edhe ne punet e rendit. As me shume e as me pak po mbi mesataren e BE-se Tamam ashtu si me ekonomine pak a shume ku jemi te dytet pas Gjermanise sic thote kryeministri dhe njekohesisht pergjegjesi i madh per tere kete propagande turperuese per Shqiperine per politiken per cdo njeri te logjikshem ne kete vend. Kjo qeveri do te vazhdoje rrugen pa kthim te falimentimit te shtetit e te shpartallimit te moralit publik e politik permes fjaleve e veprave te saj te uleta - shkruan nder te tjera Rama. Sipas tij ushqyes i ketij kuadri te ngopur me ngjarje kriminale eshte sa mosreagimi aq edhe aktet e qeverise shqiptare e cila sipas tij me protagonizmin mediatik dhe publik te skandaleve dhe korrupsionit gjuhes se komunikimit sulmeve ndaj institucioneve te pavarura kushtetuese ka krijuar nje klime nxitese. Qeveria sot eshte bere pa ekzagjerim konkurrente e krimit ne goditjet haptas kriminale te Kushtetutes e ligjit. Sjellja e saj antiligj dhe antishtet e ben natyrshem krimin me te guximshem e me te suksesshem ne aksionin e tij barbar dhe ne dyert e drejtesise po ashtu. Kriminelet dhe bandat kriminale e kane rritur forcen goditese te tyre sepse veprojne ne nje terren ku muret mbrojtese te ligjit e te shtetit jane demtuar rende nga braktisja e detyrimeve kushtetuese e ligjore prej qeverise - shkruan Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›