E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë greviste-Bulkut:Jo të detyruara nga kryetari

Tetë gratë greviste i kanë dërguar sot një letër deputetes të Partisë Demokratike Rajmonda Bulku pas deklaratës së kësaj të fundit, ku i bënte thirrje kryetarit Rama që të nxirrte gratë nga ambientet e protestës.
"Ne jemi deputete për herë të parë si ti dhe qytetare që janë në këtë grevë jo se na ka detyruar kryetari po sepse na ka urdhëruar e ardhmja e fëmijëve tanë. Për të cilët të lutemi njëlloj si për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që ti së paku të mos i terrorizosh me gjuhën e Sali Berishës dhe të Jozefina Topallit" thuhet në letrën drejtuar deputetes së PD-së Bulku.
Më tej gratë socialiste theksojnë se "politika nuk është arena ku ata që hyjnë duhet të shpërfytyrohen për pushtet, po skena nga ku të shpërfytyruarit prej pushtetit duhet të largohen".
Ato gjithashtu i kërkojnë deputetes Bulku të mos pranojë rolin që sipas tyre e luajti sot për llogari të pushtetit pasi sipas tyre fyen dinjitetin e tyre më zi sesa Berisha dhe Topalli.
Letra e drejtuar deputetes të Partisë Demokratike Rajmonda Bulku është firmosur nga 8 gratë greviste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›