“Doktor Shuster” në Teatrin Kombëtar

Regjizori Spiro Duni risjell pas disa vitesh mungesë, në skenën shqiptare “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika. Aktori do të interpretoj rolin kryesorë në komedinë "Doktor Shuster", të shkruar nga serbi Dushan Kovaceviç, në vitin 2001.
Në qëndër të veprës janë vlerat e nëpërkëmbura sidomos në Evropën Lindore në periudhën post komuniste. Ishte pikërisht kjo gjendje që mbizotëronte edhe në Shqipëri ajo që e nxiti regjizorin Duni të sillte këtë pjesë për publikun shqiptar. Praninë e aktorit të madhe Robert Ndrenika, Duni e cilëson si fat.
Në rolet e tjera, në "Doktor Shuster", interpretojnë Flaura Kureta, Artan Imami, Olta Gixhari etj. Shfaqja do të vijë premierë në 22 mars në teatrin Kombëtar.