Kryebashkiaku i Sarandës:Duhet ligj për të mbrojtur bregdetin

“Saranda, pasuri historike, t`i kthejmë vlerat dhe identitetin e saj”. Ka qenë ky sllogani i një konference kombëtare te organizuar në qytetin bregdetar, nga Bashkia e Sarandës. Në këtë takim kanë marrë pjesë, emra të njohur të arkitekturës shqiptare, si dhe përfaqësues politik.
Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, ka dhënë alarmin për inertizimin e vijës bregdetare. Ai ka kërkuar iniciimin e një ligji për të mbrojtur bregdetin pasi sipërfaqet me troje po uzurpojnë gjithmonë e më tepër bregun e detit. Apeli i kryebashkiakut, Çipa është mbështetur edhe nga ministri i kulturës, Aldo Bumçi
Më tej, specialistët e arkitekturës dhe arkeologjisë Përparim Kabo e Neritan Ceka, kanë sjellë përvojat evropiane të planifikimit hapësinor si dhe vlerat arkeologjike që ka zona për zhvillimin e turizmit.