E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon nga Saranda, sekuestrohet 219 kg hashash, arrestohen 4 grekë

Policia greke e Igumenicës ka arrestuar katër shtetas grekë për posedim lëndësh narkotike në kufirin shqiptaro-grek. Katër personat po udhëtonin me dy 2 automjete që lëviznin në drejtimtë Prevezës. Teksa janë afruar në pikën kufitare 3 burrat dhe një grua tentuan të largoheshin duke çarë postbllokun, por policia u është vënë pas dhe pas një ndjekje spektakolare ka arritur ti ndalojë. Pas ndalimit uniformat e policisë kanë shoqëruar të katër shtetasit, ndërsa gjatë kontrollit në makina u sekuestruan 219 kg hashash, drogë kjo e kaluar nga Saranda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›