E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Doktor Shuster" rikthet në Teatrin Kombëtar, pas suksesit

TIRANË- Komedia tragjike “Doktor Shuster” e Spiro Dunit, me protagonist Robert Ndrenikën, do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë.

Edhe pse ishte menduar që shfaqja e fundit të ishte në datën 8 prill, vepra e Dushan Kovacevic do të rishfaqet këtë të shtunë dhe të dielë.

Vepra e autorit Dushan Kovacevic është një rrëfim komik i marrëdhënieve të reja, të imponuara nga ndryshimet aktuale në shoqërinë postkomuniste, e cila u soll për për publikun si një teatër metaforik. Drama zbulon thellësitë e skajshme të marrëdhënieve njerëzore në terrenin e krimit, të ndërvarura nga ndikimi i mafies, sikurse edhe paraqet jetën dhe mospërmbushjen e ëndrrave të personazheve kryesorë.

Në komedinë tragjike interpretojnë Artan Imami, Olta Gixhari, Flaura Koreta, Mir Sina dhe Ogert Islami. Shfaqja është një prodhim i Studios Teatrore “Po” dhe u shfaq premierë në 20 mars në skenën e madhe të TK-së.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›