E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, fisi kërkon pezullimin e HEC në Qafë Mollë

RRËSHEN- Konflikti i pronësisë ka bërë që rreth 40 pjesëtarë të fisit Gjonmarkaj në qytetin e Rrëshenit të përplasen me policinë. Përplasja ka filluar që ditën e djeshme, pas fillimit të punimeve për ndërtimin HEC-it të Qafë Mollës nga firma koncensionare turke.

Banorët pretendojnë pronësinë e tokës në vendin ku është parashikuar të ndërtohet HEC-i i ri, ndaj kanë kërkuar pezullimin e punimeve pasi nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me firmën turke. 

Për këtë arsye rreth 40 pjesëtarë të fisit Gjonmarkaj kanë protestuar dje, ku policia ka shoqëruar 10 prej tyre. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka pasur edhe përdorim armësh nga banorët e fisit.

Tencionet kanë vijuar edhe sot mes banorëve dhe efektivave blu, të cialt kanë shoqëruar në ambientet e komisaritatit të Rrëshenit 3 vëllezër nga fisi i Gjonmarkaj-ve. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›