‘Mandati i Seserit’, mblidhet Këshilli i Rregullores, PD-PS qëndrime të kundërta
TIRANË- PD dhe PS nuk bien dakord për emrin pasues të mandatit lënë bosh nga deputetja socialiste Rudina Seserit. Cështja ka ngjallur debate të forta mes palëve dhe reagime të ashpra që kanë pasuar njëra-tjetrën mes palëve. PD akuzon për bllokim të reformave, ndërkohë që PS pretendon se po i vidhet mandati i saj.
Në orën 12:00 është mbidhur Këshilli i Rregullores ku pritet të diskutohet pikërisht për vendin e mbetur bosh në Kuvendin e Shqipërisë. Mazhoranca ka dërguar në Kuvend raportin, ndërkohë opozita ende nuk e ka dërguar raportin e saj. Në këtë mbledhje kryeparlamentarja ka deklaruar t’i propozohet Parlamentit dorëheqja e Gjon Bardhit, i cili nuk pranoi të zëvendësojë postin e ish-deputetes Seseri, duke mbajtur aktualisht kreun e Bashkisë së Fushë-Krujës.
Mbledhja është shoqëruar me akuza të ndërsjellta mes PD-PS për zëvendësimin e Rudina Seserit.
Partia Socialiste ka mbetur me një deputet më pak, që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Pas dorëheqjes së deputetes së qarkut të Durrësit, Rudina Seseri, Kuvendi ende nuk ka zëvendësuar këtë vend me pasardhësin e saj në listë, i cili duhet të ishte në fakt Gjon Bardhi.
Partia Socialiste ka refuzuar emrin e Gjon Bardhit si pasues të Rudina Seserit duke qenë se aktualisht ai ushtron postin e kreut aktual të Bashkisë së Fushë Krujës, duke kërkuar që mandati ti kalojë Edison Konomit. Kundërshtimi nga mazhoranca dhe deklarata e saj se do ta cojë cështjen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, ka ngjallur reagimin e opozitës, sipas së cilës të djathtët kërkojnë të mbanë peng mandatin që i takon asaj me ligj.
Në mbledhjen e 13 janarit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mandatoi me shumicë votash kryebashkiakun e Fushë Krujës si deputetin më të ri të Partisë Socialiste. Pas refuzimit të këtij të fundit KQZ vendosi që kjo çështje t’i kalojë Kuvendit, që është organi kompetent për mandatet e deputetëve.
(el.me/BalkanWeb)