Doktoratura - formalizim i dijes utilitare
Qysh ne shtator te vitit te kaluar e rimarre edhe gjate vitit 2010 madje me nje force borish dhe trumbetash me te medha ne mjediset shkollore dhe universitare shteterore dhe shoqerore publike dhe private flitet me zjarrellime te papame vetem per masterat dhe doktoraturat si dhe vrapohet se kush te zere radhen i pari per tu regjistruar si metuesi me ri per te marre titujt shpetimtare te vendit te punes e sidomos te rritjes se rroges. Pra si baze nisje ka nje shenje te paster utilitare dhe gati aspak nuk lidhet me kerkimin shkencor qe e presupozon niveli i shkollimit per master. Ne pamje te pare eshte shume mire qe flitet madje edhe qe kerkohet qe te gjithe arsimtaret doktoret pedagoget specialistet nepunesit te marrin edhe tituj shkencore po ashtu pasandaj te gjithe doktoret te behen profesore e mandej te gjithe profesoret te behen pse jo edhe akademike. Puna sic ka nisur turravrapin e saj mund te vije gjer aty sa te perfshihen ne kete situate formalisht te lakmueshme edhe rojet dhe boset kamerieret dhe bufetieret pra i gjithe populli trim dhe dijedashes shqiptar. Zhurma dhe gara e madhe e shkollave private dhe publike e dikasterit te ministrise dhe te universiteteve e instituteve te kerkimit dhe moskerkimit shkencor e dijes dhe padijes tashme vlon edhe nga prania e studenteve te rinj doktoret e se ardhmes se afert qe jane rreshtuar ne pisten e kerkimtarise se dijes mbase ne kuptimin formal pra per te shtuar disa leke me shume ne rrogen e tyre. Duke e veshtruar pak me nga brenda kete aspekt te admirueshem edhe per vete Europen pse jo edhe per pjesen tjeter te botes megjithate druaj se jane disa mangesi.
Se pari Shkollimi i masterave dhe doktoratave do te kryhet pikerisht ne universitetet tona shteterore apo private pra ne shkollat tona qe shpesh thuhet edhe zyrtarisht se jane cope-cope. Me sa duket per te dhene gradat shkencore pedagoget e shkollave tona te shkundura e kane aftesine si perhere ne te gjithe vitet e ekzistences se tyre. Ta zeme se universitetet publike edhe ashtu shatra-patra edhe e kryejne kete pune po universitetet private te paakredituara ose gjysme te akredituara si e marrin persiper kete pergjegjesi kaq te lartesynuar shkencore dhe me peshe specifike per te trokitur me me force ne dyert e Europes tani qe po na hiqen edhe vizat...
Se dyti Ne prononcimet zyrtare dhe jo te tilla shpeshhere edhe deklarohet se ka kritere te rrepta si dhe ne kete nivel shkollimi pasuniversitar synohet cilesia por nuk e di se per cfare cilesie mund te flitet kur ne shkollimin e dijes per mastera dhe doktora jane perfshire te gjithe ish-studentet e korrespondences ose sic quhet ndryshe Part-time te cilet mundet te punojne ne kete tipologji shkollimi pra me kohe te pjesshme si dhe te gjithe ata qe me shkelma dhe nderhyrje te pafundme mezi sa u ka dale mesatarja pese.
Se treti Sasia e studenteve ditore dhe natore me shkeputje dhe pa shkeputje te hershem dhe fare te ri te radhitur ne gjuetine e masterimit dhe doktorimit eshte kaq e madhe sa te vjen te mendosh se kemi te bejme me nje masivizim te nje niveli krejt te ngritur qe te kujton motin e Baba Qemos kur masivizohej shkolla. Pra doktorimi dhe shkallet e tjera te kerkimit shkencor me domosdo duhen shtrire ne cdo rrem dhe ne te gjitha poret e shoqerise shqiptare ne menyre qe te shkurtojme dhe kapim kohen e humbur. Me siguri ka gjasa te behemi serish fanar ndricues ne cepin shkembor te Adriatikut tashme ne lemin e dijes te garantuar dhe formalizuar me tituj dhe grada e cila si do qe te rrekemi qe ta mbulojme diellin me shoshe nuk do te arrije ta mbulojme mosdijen e pranishme edhe tek Prof. dhe Dr. e gjertanishem. Po te hyhet te programet te niveli i dijeve per doktorimin te leksionet dhe dhenesit e tyre ke pershtypjen dhe bindjen se po rifillon shkolla nga e para. Gati te duket vetja natyrisht edhe ne nje enderrim me sy hapur se jemi ne shkollat e analfabetizimit te viteve te para te lirimit te vendit. Ne kete sfond gjigant masterimi dhe doktorimi ndonje dite pritet te rishfaqet Ndreca i Mirdites dhe Cuca e maleve tanime per te hapur sa me shume shkolla doktorature ne menyre qe padija te formalizohet si dije dhe mosdija te ulet kembekryq ne te gjitha institucionet shkencore dhe shteterore.
Se katerti Tani se fundi gjithnje ne lemin e doktorimit te popullit tone kulturedashes u leshua edhe nje urdherese a vendim qe me tre artikuj shkencore te botuar jashte mundet te perfshihesh menjehershem ne nivelin e doktoratures. Jashte shtetit eshte edhe Kosova apo Maqedonia ku keto cupelinat dhe djelmocat e universiteteve te Shqiperise shkojne disa here ne vit dhe blejne dhe shesin dijet e tyre shkencore. Nese eshte fjala per botime jashte gadishullit tone ceshtja nderlikohet edhe ca me teper sepse tre artikuj te botuar jashte per disa qenkerkan pasaporte e mjaftueshme per tia hyre shkallinave te doktoratures ndersa ne Shqiperi dhe ne Ballkan gjithsesi sipas lajmeve mund te shkruash dhjetera libra dhe qindra artikuj shkencore dhe nuk te numerohen si te tille. Ketu jemi ne nje paragjykim te paster si dhe ne nje pengim absurd te niveleve te ndryshme te shkollimit aq me teper te nje fasade shkencore dijesh se sa te nje kerkimi real dhe te dobishem per shoqerine shqiptare. Nga ana tjeter titullin e doktorimit keta te zgjedhurit e nuk e di se cgrupimi dhe soji i perkasin do ta mbrokerkan me doktore-profesorat tane qe shumicen e librave dhe te artikujve per te mos thene te gjitha i kane botuar vetem ne kete Shqiperine e gjore. Ka gjasa te dukshme dhe te padukshme qe kjo pune te lidhet edhe me vleren e perfillshme monetare qe buron prej regjistrimit prej pageses se leksioneve te sallave te universiteteve te oreve te bisedave qe edhe mund te mos lidhen fare me degen ku do te mbrohet titulli si master lere pastaj per doktoraturen. Shpresojme qe te mos rastise qe pasi te doktorohen te mos ngjase qe te jete e nevojshme qe regjistrohen per te mbaruar shkollen e mesme se kjo do ti vinte vulen e suksesit perfundimtar dhe pa asnje vlere kesaj historise se shkollimit per doktoraturen e shekullit te ri.