E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doktoratura dhe mastera ne 18 universitete evropiane

Studentet por edhe pedagoget te cilet kane deshire te vazhdojne studimet master dhe ne doktorature mund te aplikojne ne 18 universitete evropiane. Kjo mundesohet ne baze te nje programi, ne te cilin eshte pjese edhe Universiteti i Tiranes dhe ne baze te nje marreveshjeje te brendshme keto universitete mund te "shkembejne" studente.
Procedurat
Konsorciumi i Erasmus Mundus "Join EU-SEE", pjese e te cilit eshte edhe Universiteti i Tiranes, nis aplikimin per shkembim studentesh ne 18 universitetet e ketij konsorciumi dhe programe te plota studimore, masteri dhe doktorature. Aplikimet do te pranohen online ne faqen zyrtare te konsorciumit www.joineusee.eu nga data 27 janar deri me 12 Mars, ndersa fituesit e ketyre programeve te studimit do te shpallen ne muajin maj, pas rishikimit te dosjeve. Perfitues te ketij programi jane studente dhe pedagoge te Universitetit te Tiranes, te cilet mund te perfitojne nga shkembim nje semester ne nje nga universitetet e konsorciumit e deri ne studime te plota post-diplomike. Bursat e Erasmus Mundus variojne nga 1 mije euro ne muaj per studentet e bachelorit e deri ne 2.500 euro ne muaj per pedagoget qe do te perfitojne nga shkembimi i stafit pedagogjik.
Aplikimi
Per te vazhduar studimet ne nje nga keto universitete, studentet duhet te aplikojne online per te plotesuar nje formular. Ky formular kerkon vetem titullin te cilin mban aplikuesi, si dhe te dhena kryesore mbi gjeneralitetet e personit. Pas, aplikimit rishikohen te gjithe kandidatet dhe me pas shpallen fituesit ne baze te kerkesave dhe vendeve te lira qe kane secili nga 18 universitetet.

Universitetet e konsorciumit

Universiteti i Tiranes, Shqiperi
Universiteti i Graz, Austri
Universiteti i Leuvenit, Belgjike
Universiteti Masaryk, Brno, Ceki
Universiteti Teknik i Lindjes se Mesme, Ankara, Turqi
Universiteti i Bolonjes, Itali
Universiteti i Granades, Spanje
Universiteti i Groningenit, Holande
Universiteti i Letonise, Riga, Letoni
Universiteti i Turkut, Finlande
Universiteti i Vilniusit, Lituani
Universiteti Shen Cirili dhe Metodi ne Shkup, Maqedoni
Universiteti i Beogradit, Serbi
Universiteti i Malit te Zi, Mali i Zi
Universiteti i Mostarit, Bosnje dhe Hercegovine
Universiteti i Novi Sadit, Serbi
Universiteti i Prishtines, Kosove
Universiteti i Sarajeves, Bosnje dhe Hercegovine
Universiteti i Tuzlas, Bosnje dhe Hercegovine

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›