E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat dhe masterat në anglisht që nga 2013

Anglishtja do te jete provimi i detyrueshem per maturantet si dhe gjuha me te cilen do te zhvillohen masterat dhe doktoraturat. Këtë e bëri të ditur ministri i arsimit Myqerem Tafaj në një takim me të rinjtë e Liceut Artistik që iu nënshtruan provimit të gjuhës angleze TOEFL. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan Arvizu si dhe rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule. Z Tafaj u shpreh: “Në vitin 2013 krijohen plotësisht kushtet që gjuha e huaj e parë të jetë një provim i detyruar i maturës. Zotërimi i mirë i gjuhës së huaj në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë për rritjen e cilësisë dhe në mënyrë të vecantë për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë të universitetet tona”. Ambasadori Arvizu duke iu drejtuar studentëve tha: “Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t’ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them kete ja atribuoj punes, inteligjences dhe frymes suaj luftarake per t’ja dale mbane, edhe pse Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vendet e tjera. Ky vend te ecë perpara, eshte e rendesishme te ecë ne kete vazhde.Eshte e rendesishme qe ju te jeni me mire se studentet e tjere, kur vjen puna per gjuhen angleze”. Ndërkohë Z. Kule e vlerësoi gjuhën angleze si të rëndësishme për mundësitë që u ofron të rinjve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. E shkuara, Arvizu: Të mos përdoret më si justifikim i dështimëve
  2. Arvizu: Nevojitet dialog politik për të çuar para reformat
  3. Arvizu: Të hiqet imuniteti, ndëshkim korrupsionit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›