Miniera e Bulqizës, 600 minatorët ende të papunë
Bulqizë- Miniera e Bulqizës nën menaxhimin e firmës koncensionare ACR vazhdon të jetë e mbyllur duke lënë pa punë 600 minatorët e kësaj miniere. Me urdhër të RISHM në minierë është ndalur puna prej muajsh, por vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jeten teksa punonte për të nxjerrë bukën e gojës.
I pyetur drejtori i minierës Medat Zogu në lidhje me rifillimin e punimeve në minierë shprehet se ende nuk ka mbërritur asnjë urdhër akt-zhbllokimi nga ana e METE-s, për rifillimin ose jo të punës.
Gjithashtu drejtori i inspektitmit Refik Spahiu, shprehet se puna në minierë do të rifillojë kur të jenë plotësuar të gjitha detyrat e dhëna nga ana e tyre për një rehabilitim të plotë të kësaj miniere.
Por ndërkohë edhe pse e mbyllur miniera e Bulqizës vazhdon t’i marrë jetën minatorëve, si pasojë e kushtëve jo teknike që ofron sot infrastruktura e saj.
Shkrime të tjera me interes: