E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencëtarët: Tani mund të zhduket malaria

Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit thonë se kanë arritur deri tek një zbulim i madh: zbulim që mundëson zhdukjen e plotë të malaries!
Ky synim ka qene prej kohesh dhe është shumë afër të arrihet, duke ju falënderuar zbulimit të përbërësit kyç në qelizat e kuqe të gjakut të njeriut që sipas të gjitha gjasave ka rolin kryesor në zhvillimin e ciklit jetësor të parazitit të malaries në trupin e njeriut. Thënë më troç, parazitit vdekjeprurës i është zbuluar Thembra e Akilit.
Kjo nënkupton se tani është e mundshme të prodhohet vaksina e cila e bllokon zhvillimin e parazitit në personat e infektuar gjë që, sipas shkencëtarëve, do ta parandaloj edhe zhvillimin e sëmundjes por edhe bartjen e saj nëpërmes mushkonjave.
Malaria është një nga vrasësit më të mëdhenj të fëmijëve në botë. Rreth një milion njerëz vdesin nga kjo sëmundje, kryesisht fëmijë nën moshën 5 vjeçare nga Afrika Sub- Sahariane.
Me dekada shkencëtarët kanë provuar ta prodhojnë vaksinën e cila do ti mbronte njerëzit nga infektimi ose për të mundësuar kontrollimin e zhvillimit të parazitëve pasi që ato e kanë infektuar trupin. Por për shkak të ciklit jetësor shumë të komplikuar të parazitit, kjo gjë ka qenë shumë e vështirë.
Por tani, Julian Rayner nga Instituti Sanger, thotë se është gjetur proteina kryesore që paraqet drynin në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut të njeriut në të cilën mushkonjat e fusin çelësin e tyre dhe e aktivizojnë infeksionin.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 40 % më pak vdekje dekadën e fundit nga malaria
  2. Shimpanzetë mund të kuptojnë shqipen
  3. Genet e 115-vjecares befasojnë shkencëtarët

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›